Perspektivë e "re" imunologjike: Si të tolerohet CoVid-19, jo si të luftohet!
"Avvenire" publikon sot një “gjetje” të tre mikrobiologëve italianë, Andrea Crisanti, Stefano Piccolo dhe Fulvio Ursini për asimptomatikët e pandemisë që ka mbërthyer botën. Asimptomatikët janë persona të infektuar pa simptoma dhe shqetësime dhe janë madje shumica. Çështja është se çfarë i dallon ata nga të tjerët? Sipas studiuesve italiënë përgjigja është tek imuniteti, por jo tek antitrupat.
Kjo kategori ka mesa duket mekanizma që mundësojnë “negociimin” me virusin duke shmangur kështu luftën e zakonshme imunitare që ilustrohet tek inflamacioni. Ky i fundit tregon se trupi po vepron, por rezultati nuk dihet. Dhe në disa raste ai është ose sëmundje e rëndë, ose vdekje.
Pse atëherë tek asimptomatikët aop tolerantët një gjë e tillë nuk ndodh? Metaforikisht këta tolerantë arrijnë ta menaxhojnë praninë e një trupi të huaj duke mos angazhuar përgjigje agresive imunitare, por duke arritur një lloj armëpushimi që tenikisht është një ecuri normale e shëndetit. Sesi arrihet një gjë e tillë kjo nuk dihet, por hipoteza këtu nuk është aspak e re. Një nga gjetjet kryesore të pandemisë së gripit spanjoll ishte pikërisht vdekja nga përgjigja e ekzagjeruar imunitare, çka shpjegon se përse në atë kohë vdiqën kryesisht mosha të reja dhe më pak pleq.
Mirëpo në rastin e CoVid-19 provohet e kundërta. Të moshuarit janë më të ekspozuarit, kurse të rinjtë më pak të rrezikuar. Pa folur këtu për faktin se asimptomatikët janë një tipar i ri i kësaj epidemie.
Në këtë qasje që e sheh imunitetin e njeriut jo thjesht mbi parimin e ragimit kundërshtues, ka edhe një hipotezë ekzistuese.
Konkretisht studiuesit italianë shprehen se për konceptin e “tolerancës” ka patur më herët punime dhe punime si ai një fiziologeje amerikane, Janelle Ayres që kishte vënë re se në minj të infektuar me një bakter që shkakton diare, konkretisht tek ata që mbijetuan, u përdorën rezervat e glukozës për të paqëtuar bakteret e uritur që mësynë trupin duke i çmobilizuar.
Kuptimi i këtij mekanizmi kompleks të imunitetit që kuptohet zakonisht si artielieri i trupit ndihmon në aplikimin e trajtimeve të reja që vënë në veprim mekanizma të ngjashëm. Në këtë kuadër tolerantët japin një ndihmesë për të ndryshuar perspektivën: çështja pra nuk është si të luftohet virusi, por si të rritet toleranca ndaj tij?
Lakuriqët e natës p.sh janë gjitarë që mbijetojnë dhe bashkëjetojnë me shumë viruse dhe imuniteti i tyre vepron shumë ngadalë në aplikimin e goditjes, përpara sesa të konsumojë mundësitë e bashkëjetesës. Në këtë kuptim mekanizmi aktiviuzues varet edhe nga mosha e të prekurve dhe sëmundjet shoqëruese që në fakt kërkojnë imunitet aktiv. Një mënyrë për ta neutralizuar përgjijen imunitare është vetëvrasja e qelizave bashkë me ngarkesën e tyre virale, në mënyrë që virusi të mos ketë mundësi të replikohet.
Add new comment