Shkenca

Studimi/Majmunët e sotshëm janë më inteligjentë se primatët

Postuar në 13 Nëntor, 2019 15:21

Një kërkim i ri i drejtuar nga universiteti Adeliade në bashkëpunim me Institutin për Studime Evolucionare në universitetin Witwatersrand  sugjeron se ideja e përgjithshme e shkencës se homininët e parë të llojit Australopithecus ishin më të zgjuar se majmunët e sotshëm, është i gabuar. Supozimi i mësipërm ndërtohej nisur nga diferenca në vëllimin e trurit mes të dy specieve. Mirëpo një gjë e tillë nuk ngre shumë peshë pasi sipas kërkuesve është fluksi i gjakut në pjesën konjitive të trurit ai që përcakton shkallën e inteligjencës.

Zbulimi/Kanceri përhapet përmes ujit te midhjet

Postuar në 10 Nëntor, 2019 03:51

Disa gjetje të fundit në jetën dhe patologjitë e midhjeve po ndryshojnë qasjen dhe kuptimin që shkencëtarët kanë për kancerin si mutacion qelizor dhe manifestim në trupin e një specieje. Kohë më parë në një zonë detare të Hemisferës Veriore, në koloninë e midhjeve u zhvillua një lloj kanceri e formës së leuçemisë që burimisht erdhi nga mutacioni i një qelize të vetme dhe duke kopjuar veten u përhap në mbarë organizmin përmes hemolimfës.  

Zbulohet koloni milingonash kanibale në një bunker atomik në Poloni

Postuar në 04 Nëntor, 2019 15:44

Shkencetarët kanë zbuluar së fundmi një koloni unike milingonash kanibale që mbijetuan në një bunker armësh atomike në Poloni vetëm duke u ushqyer me kufomat e milingonave të tjera të ngordhura. Streha bazë ishte ndërtuar në një tub vertikal ventilimi në rrugëtimin e të cilit shumë milingona ngordhnin.

Zbulimi arkeologjik në Assasif, më i rëndësishmi i kohës moderne në Egjipt

Postuar në 20 Tetor, 2019 17:27

Ministria Egjiptiane e Antikuiteteve e ka cilësuar zbulimin e fundit arkeologjik në Assasif pranë Luksorit si më të rëndësishmin e epokës moderne. 30 arkivole druri të pikturuara që datojnë në kohën e Dinastisë së 22-të do të ekspozohen në një holl të posaçëm në Muzeun e Madh Egjiptian. Ministria ka raportuar të dhëna konkrete nga zbulimi si p.sh fakti se arkivolet ishin groposur një metër thellë në dy

Nobeli për mjekësinë u shkon kërkuesve për hipoksinë

Postuar në 07 Tetor, 2019 12:10

Komiteti për Nobelin u kanë dhënë katër shkencëtarëve çmimin për mjekësinë këtë vit, që janë marrë me kërkimet mbi hipoksinë. William Kaelin Jr nga Universiteti i Harvardit, Peter Ratcliffe nga Oxford, Francis Crick i Institutit në Londër si dhe Gregg Semenza nga universiteti “John Hopkins” u vlerësuan për kërkimin e tyre mbi mënyrën sesi qelizat e trupti të njeriut i përgjijen dhe adaptohen ndaj niveleve të ndryshme të oksigjenit.

Nuk jemi gati për të përballur lajmin e zbulimit të jetës në Mars

Postuar në 06 Tetor, 2019 17:45

Kreu i ekipit shkencor të NASA-s, Jim Green ka deklaruar se misioni i radhës në Mars do të jetë më i avancuari i realizuar deri më tani.

Pikëpyetjet rreth rezultateve të këtij misioni janë më shumë etike dhe kanë të bëjnë me raportin e njeriut me jetën dhe kuptimin e saj. Green mendon se nëse do të zbulohet se në Mars ka patur dikur jetë, apo ka edhe ende forma të jetës, problemi që do të shtrohet do të jetë në Tokë, te njerëzit.

Gjinia e trurit

Postuar në 04 Tetor, 2019 19:42

 

Elon Musk zbulon Starship, anijen që do të udhëtojë drejt Marsit

Postuar në 30 Shtator, 2019 12:18

Sipërmarrësi i njohur amerikan Elon Musk ka bërë publike anijen kozmike Space X që është prodhuar për të transportuar ngarkesa dhe personel drejt Hënës, Marsit apo kudo në sistemin diellor dhe të kryejë kthimin e vet në Tokë në ulje vertikale.

Starship mendohet të kryejë fluturimin e parë brenda dy muajve në një ngritje 19 800 m, për t’u rikthyer sërish në Tokë.

Vetë Musk ka përuruar anijen me një fjalim përmes të cilit ai bëri thirrje që njeriu të zgjerojë njohjen përtej planetit tonë.

Zbulohet superplaneti që rrëzon teoritë e astronomëve

Postuar në 28 Shtator, 2019 18:24

Zbulohet një planet gjigand që sipas teorive aktuale nuk duhet të ekzistonte. Ai ndodhet në një distancë prej 30 vitesh drite nga Toka.

Bëhet fjalë për planetin GJ 5312b, i cili është sa gjysma e Jupiterit, ndërsa ylli i tij ka një masë sa një e dhjeta e masës së Diellit.  Ky planet kërkon 204 ditë (kohëzgjatja e vitit të tij) për të përfunduar një orbitë të plotë rreth yllit të tij.

Vrima e zezë përpin yllin në hapësirë (Video)

Postuar në 27 Shtator, 2019 16:50

Kur një yll i afrohet shumë një vrimë të zezë në hapësirë, efektet e fuqishme të një batice atmosferike e shpërbëjnë atë dhe e kthejnë atë në një trajektore gazi. "Bishti" i kësaj trajektore shkëputet nga sistemi, me pjesën e mbetur që rrotullohet rreth vrimës së zezë me një mori mbetjesh.

Videoja e mëposhtme është marrë nga sateliti TESS (Transiting Exoplanet Survey Satellite) i NASA-s dhe tregon të regjistruar fenomenin e quajtur ASASSN-19bt. Sipas NASA-s, kjo është hera e parë që një fenomen i tillë është regjistruar nga fillimi deri në fund.

Pages

Subscribe to RSS - Shkenca