Nuk jemi gati për të përballur lajmin e zbulimit të jetës në Mars
Kreu i ekipit shkencor të NASA-s, Jim Green ka deklaruar se misioni i radhës në Mars do të jetë më i avancuari i realizuar deri më tani.
Pikëpyetjet rreth rezultateve të këtij misioni janë më shumë etike dhe kanë të bëjnë me raportin e njeriut me jetën dhe kuptimin e saj. Green mendon se nëse do të zbulohet se në Mars ka patur dikur jetë, apo ka edhe ende forma të jetës, problemi që do të shtrohet do të jetë në Tokë, te njerëzit.
Do të jetë revolucionare. Do të hapë rrugën e një mënyrë të re të menduari. Nuk mendoj se jemi të përgatitur për rezultate të këtilla
ka thënë Green për gazetën britanike “The Telegraph”.
Sonda Mars 2020 do të lëshohet verën e ardhshme dhe ajo do të mbledhë mostra nga planeti i kuq te të cilat shpresohet të gjenden gjurmë biologjike. Së bashku me sondën ExoMars, të Agjencisë Europiane të Hapësirës, sonda amerikane do të kruejë shpime në planetin e kuq, për të kërkuar jetë poshtë sipërfaqes radioaktive të tij. Kjo për arsye se sipas shkencëtarëve, në kushte ekstreme, jeta zhvillohet poshtë sipërfaqes.
Një ndër detyrat e tjera të Mars 2020 do të jetë testimi i prodhimit të oksigjenit në Mars dhe vëzhgimi i mundësive për krijimin e kolonive në të.
Comments
" Do të hapë rrugën e një
" Do të hapë rrugën e një mënyrë të re të menduari. Nuk mendoj se jemi të përgatitur për rezultate të këtilla"
uau???
a thu se kur plasën dy luftëra botrore,kur gjysma e botës ishte keundër gjysmës tjetër,kur njëra gjysëm ra e tjetra mbijetoi,kur na dolën shtete islamike e diktatorë islamik,kemi bërë kurse për ti përballuar??
jo mor lal jo!
edhe sikur atje të ketë ndonjë me këmbë e me duar si ne!?
prapë toka do të rrotullohet njësoj!!
prapë jeta do të vazhdojë njësoj!!me plus e minuset e saj!!
amani mor se po na i bëni sikur po iu zbulua që ka mikrobe në mars!?
ne nuk do ta dimë se çdo të bëjmë!nuk do të hamë më bukë e nuk do të pijmë ujë më!
deklarata debile!!
nëse do të gjendet jetë në mars!?
do të ketë mundësi që ajo të shkojë përpara!!
me ndihmë a pa nga ne kujt i plasi!
Add new comment