Zbulimi/Kanceri përhapet përmes ujit te midhjet

Postuar në 10 Nëntor, 2019 03:51

Disa gjetje të fundit në jetën dhe patologjitë e midhjeve po ndryshojnë qasjen dhe kuptimin që shkencëtarët kanë për kancerin si mutacion qelizor dhe manifestim në trupin e një specieje. Kohë më parë në një zonë detare të Hemisferës Veriore, në koloninë e midhjeve u zhvillua një lloj kanceri e formës së leuçemisë që burimisht erdhi nga mutacioni i një qelize të vetme dhe duke kopjuar veten u përhap në mbarë organizmin përmes hemolimfës.  
Pak më pas, u zbulua se kanceri nisi të përhapej te midhjet e tjera përmes ujit. Kuptimi karakterisitk që kemi për kancerin është që nuk përhapet në këtë formë. Mesa duket ka qenë e gabuar.  

Së fundmi, kërkuesit kanë zbuluar se ky lloj kanceri ka prekur koloni të midhjes në anën tjetër të globit, midhjet blu në Francë dhe ato kiliane në Argjentinë dhe Kili. Gjetjet në fjalë janë përgjithësuar në një studim të publikuar në revistën eLife që propozon si tezë provën e konstatuar në terren: kanceri nuk përhapet në formën që kemi menduar deri më tani. Të paktën në oqeane. 

Kanceri i transmetueshëm nuk verifikohet te njeriu, por ai është provuar se prek edhe kafshët jodetare. Në vitin 2006 kërkuesit zbulua  se një lloj kanceri që kishte infektuar Djallin Tasmanian të Australisë, mund të përhapej përmes kafshimit. Sot më shumë se 80% e kësaj specieje është e prekur nga sëmundja që i rrezikon ekzistencën.
Po në vitin 2006 u zbulua se qentë shtëpiakë mund të transmetojnë kancer të llojit venerian që provokon masa tumoriale në gjenitalet e tyre. 

Deri më sot pranohej se disa viruse hapnin rrugën e kancerit, por jo që kanceri të përhapej përmes kontaktit në mbarë popullsinë. E papritura në rastin e midhjeve është se kanceri që ka prekur midhje të llojeve të ndryshme në zona të ndryshme të botës është i njëjti. Të njëjtët kërkues kanë provuar në të paktën një rast se kanceri i njërës specie është bërë “infektues” për një specie tjetër, diçka me të vërtetë e jashtëzakonshme po të mbahet parasysh kuptimi që ka shkenca për këtë sëmundje. 

P.sh në rastin e midhjeve duket se ajo që nis me një qelizë përfundon me metastaza në disa organizma, konkretisht incidenca shkon në 10%. Ndaj kuptimi i këtij mekanizmi është një dritare për  shumëçka që përmes studimit te njeriu mund të mos kuptohej. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.