Shkencëtarët rusë njoftojnë nisjen e eksperimenteve mbi neutrinon në centralin bërthamor të Novovoronezhit
Shkëncëtarë rusë të Institutit të Kërkimeve Bërthamore, Dubna, kanë njoftuar se do të nisin së shpejti disa eksperimente mbi vetitë e neutrinos në bllokun 6 të centralit bërthamor të Novovornezhit.
Sipas shkencëtarëve kërkimi mbi neutrinon ka rëndësi të dyfishtë: për fizikën në tërësi sepse hedh dritë mbi aspekte të krijimit të universit, por edhe për fizikën bërthamore, pasi neutrino mund të përdoret në të ardhmen për kontrollin në distancë të funksionimit të centraleve bërthamore.
Duke folur rreth këtij eksperimenti, Alexei Lubashevsky, nga Instituti Dubna, ka deklaruar se kushtet në bllokun 6 janë nga më të mirat në botë për këtë eksperiment sepse materialet që janë përdorur garantojnë ekpozim shumë të ulët nga radioaktiviteti hapësinor.
Add new comment