Politikë
Bushi i Krujës dhe Roshi i Kavajës, PD nuk do t’i njohë kryebashkiakët e inkriminuar
Dy kryetarë bashkie të akuzuar si persona me precedentë të rëndë penalë, nuk do të njihen nga këshilltarët e PD-së në këshillat bashkiakë përkatës. Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie Elvis Roshi dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Përmes një deklarate për mediat, PD njofton se Roshi është përfaqësues i trafikut të drogës.
Ambasada e ShBA konfirmon takimin Lu – Rama për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi
Mediat i bënë jehonë para dy ditësh një lajmi të publikuar nga “Hellenic Neës” se ambasadori amerikan Donald Lu, kishte takuar kryeministrin Edi Rama lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Sot kjo gjë konfirmohet nga një komunikim i gazetës “Shqip” me zëdhënësin e ambasadës amerikane, që nuk mohon takimin.
Fluksi i azilkërkuesve bie, por… Braçe: Njerëzit nuk i punësojmë dot. Në 8 vjet kanë ikur gjysmë milioni të tjerë
Dy lajme të reja mbi azilkërkuesit shqiptarë: Ndërkohë që fluksi drejt Gjermanisë po njeh njëfarë rënieje, deputeti socialist Braçe është ndër të paktët e partisë së tij që pranon pse ikin shqiptarët.
"Islami shqiptar, autokton. I vetmi islam europian. Por ai po goditet”
Veton Surroi, publicist e botues nga Kosova, i ka dhënë një intervistë gazetës “Shqip”, në të cilën bën disa komente për zhvillimet në shoqërinë shqiptare. Surroi është pyetur edhe për problemin e gjallërimit të rrymave të islamit radikal, që sipas tij, po përpiqen të imponojnë një interpretim të ri të isalmit tradicional, apo autkton shqiptar. Për Surroin kjo po ndodh përmes dhunës e parasë. “Jemi të brishtë, jemi të atakuar dhe kështu duhet ta kuptojmë. Shoqëritë tona janë sot të sulmuara nga islami politik, pjesë e këtij sulmi po bëhet në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Shqipëri.
Ia ngeci Shqipërisë, por tani PD flet ndryshe: “Marrëveshjea konçesionare me “Rapiscan”, do të sjellë rritje çmimesh”
Në Shqipëri bën vaki çdo gjë. Një nga këto gjëra që pak priten është kritika e sotme e gazetës zyrtare të Partisë Demokratike ndaj marrëveshjes konçesionare për skanimin në dogana, fituar nga kompania “Rapiscan”. Në një shkrim të vetin për rritjen sërish të çmimeve të hidrokarbureve, “RD” e arsyeton këtë pikërisht me kostot që sjell aktivizimi i marrëveshjes konçesionare me “Rapiscan”, që tarifom për çdo deklaratë me 22 euro. “Edhe pse qeveria pretendon se çmimi i naftës do të fillojë të bjerë, duke filluar nga muaji i ardhshëm, krejt të kundërtën thonë shoqatat e hidrokarbureve.
Fotopolitikë/LSI, axhendë e posaçme e PD-së
Faqja e parë e gazetës zyrtare të PD-së, hapet me një akuzë për vrasje, sërish në adresë të LSI-së, e për rrjedhojë, kreut të saj, Ilir Meta. Ndërkohë sot, u njoftua se PD-ja nuk do të zhvillojë protesta në shtator, pa dhënë arsye. Por protestat gjithsesi do të rikrijonin qoftë edhe virrualisht frontin PS-LSI. Kurse dje, Andrea Stefani, një analist i afërt me qeverinë dhe kryeministrin, apelonte për mbështetje popullore për "krjimin e shtetit të së drejtës", thirrje që duket sikur i paraprin ndonjë aksioni të palajmëruar.
Ilir Meta shmang sërish një vizitë në ShBA
Në vizitën e fundit të Victora Nuland në Shqipëri, të gjithë vunë në dukje faktin se zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, shmangu një takim me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta. Duket se edhe ky i fundit, nuk po këmbëngul shumë që të jetë i pëlqyer në ShBA. Po t’ i besojmë raportomit të portalit “tesheshi.com”, Meta ka vizituar aë fumdmi Maqedoninë, ku ka qenë i ftuar edhe në dasmën e djalit të Menduh Thaçit, ndonëse kishte një ftesë për një aktivitet në ShBA. “Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk do të shkojë as këtë verë në SHBA.
PD tërhiqet nga protestat në shtator
Partia Demokratike me gjasë ka edhe një skenar “paqësor” për sezoninme ri politik në vend. Gazeta “Shqip” citon sot Enno Bozdon që thotë se “çdo gjë në kohën e duhur”, duke paralajmëruar analizën për humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit. Ky përbën një ndryshim kursi nga qëndrimet e deritanishme. Gkatë gjithë verës përfaqësuesit e opozitës folën për protesta në shtator, duke mos munhguar edhe akuzat për dobësi drejtimi nga ana e Lulzim Bashës.
Eshtrat e Nilo Katalanos u tërhoqën nga italianët në luftën italo-greke?
Panajot Barka shkruan një analizë të gjatë rreth asaj që ndohi në Dhërmi me Kishën e Shën Thanasit. Barka e shtron çështjen gjerë, teksa shikon aty një rast të përplasjes mes katolicizmit dhe ortodoksisë, që si militant të vetin në Shqipëri ka Artan Shkrelin “me dy projekte të dështuara në këtë drejtim”, siç thotë autori. Barka vendos edhe disa korrespondenca historike, kur thotë se debati përkon me përvjetorin e vdekjes së shën Kozmait, “njeriut që konsiderohet si një nga dy shkaktarët kryesorë të dështimit të katolicizmit të Himarës”.
"Shqiptarë, bashkojuni luftës për Drejtësi! Ky është moment historik”
Andrea Stefani duket se e ka marrë shumë seriozisht reformën në drejtësi. Aq sa në një analizë në gazetën “Dita” sot, i fton të gjithë shqiptarët, madje i sfidon që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje që ai e quan patriotike. Dhe edhe radhët e shkruara kësaj radhe janë më imperative, më nxitëse, gati si një kushtrim. “Sot momenti historik dikton, për këdo që i thotë vetes shqiptar, t’i bashkohet luftës për drejtësi, përpjekjes për të bërë, për të parën herë në historinë e shqiptarëve, shtetin e së drejtës. Në 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë. Lindi shteti i parë shqiptar.