PD tërhiqet nga protestat në shtator
Partia Demokratike me gjasë ka edhe një skenar “paqësor” për sezoninme ri politik në vend. Gazeta “Shqip” citon sot Enno Bozdon që thotë se “çdo gjë në kohën e duhur”, duke paralajmëruar analizën për humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit. Ky përbën një ndryshim kursi nga qëndrimet e deritanishme. Gkatë gjithë verës përfaqësuesit e opozitës folën për protesta në shtator, duke mos munhguar edhe akuzat për dobësi drejtimi nga ana e Lulzim Bashës. Ndoshta koha ka ardhur qe kryetari i PD-së të provojë izolimin e kundërshtarëve në parti dhe një analizë e humbjes jep një shans, sa kohë kjo parti pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet e fundit. “Shqip” shton se nga PD-ja e argumentojnë këtë tërheqje me “pamundësinë për krijimin e një klime të favorshme antiqeveritare si dhe angazhimi i deputetëve të djathtë në sesionin e ri parlamentar”.
Add new comment