Politikë
Brokaj kritika ndaj Ramës: Asnjë justifikim nga qeveria nuk pi më ujë
Në një intervistë për gazetën “Dita”, një nga figurat kryesore të së majtës, Sabit Brokaj, shpërthen në kritika ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Ai thotë se u nisën disa aksione të mira, por dy vjet më pas jemi ende shumë larg. “Fenomeni Lazarat, në vend që të minimizonte apo zhdukte problemin, bëri efektin e kundërt. Harta e Shqipërisë u ngjyros me kanabis nga jugu në veri. Ku është problemi? Këtu ka një anomali. Dhe anomalia ka të bëjë me thelbin e zbatimit të ligjit. Vetë politika nuk ishte e vendosur. Madje pati zëra që droga të lejohej”.
Reagim eunuk i qeverisë për akuzat ndaj Ilir Metës, hesht edhe Berisha
Ngjan eunuk reagimi i qeverisë pas akuzave se Ilir Meta ka marrë rryshfet nga kompania që kishte marrë përsipër mbledhjen e borxheve të CEZ. Disa orës pas deklaratës së Bashës që kërkoi dorëheqjen e kryetarit të kuvendit, zyra për shtyp e kryeministrit pretendon se Ilir Meta është i pastër në këtë histori, pasi nuk është përmendur me emër, por citimi i avokatëve të OSHEE i referohet një ish-kryeministri të hetuar për korrupsion.
Bushati tenton të dalë nga periferia. Kërkon kujdestarinë për vizitat dhe ftesat me jashtë
Një nismë e fundit e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, ka gjetur kundërshtimin e thuajse të gjithë ministrave të qeverisë Rama. Bushati ka propozuar një projektvendim: “Për Rregullimin e Veprimtarisë më Jashtë të Administratës Shtetërore” dhe nëse e lexon projektin, e kupton edhe pse ministrat kundërshtojnë. Në një përkthim të drejtpërdrejtë, Bushati synon të marrë rolin e një zv. Kryeministri, teksa pretendon të drejta thuajse të plota informative dhe deri diku ekzekutive, për çdo veprimtari me jashtë.
Ia dinë njëri-tjetrit dhe nuk thonë pse kanë heshtur për Ilir Metën
Sikur të mos ishte po i njëjti Lulzim Basha që heshti kur Ilir Meta fitoi pafajësinë për videon 700 mijë euroshe Meta-Prifti , tani që është në opozitë thotë se ish-aleati i tij në qeveri i ka shpëtuar drejtësisë. Për Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, kur Ilir Meta është me Edi Ramën është e papranueshme që ai t'a kthejë në normë mashtrimin dhe korrupsionin, ndaj dhe sipas tij opozita është e vendosur që ta çojë atë para drejtësisë.
Ilir Meta i dyshuar në aferat e borxheve të CEZ. Akuzohet se ka marrë rryshfet
Ish kryeministri dhe kreu aktual i parlamentit, Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë. Detajet e akuzave kanë rrjedhur pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.
Ish-shefi i Antidrogës hap "Kutinë e Pandorës": Krerët e policisë dirigjojnë trafikun e drogës
Dy ditë pas lajmit se ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani është larguar jashtë vendit ndonëse hetohej për shpërdorim detyre dhe përcjellje të informacionit një oficeri të Guardia Di Finanzia-s, ai ka dhënë një intervistë ku ka akuzuar drejtëpërdrejt krerët e policisë së shtetit për dirigjim të trafikut të drogës.
Kryeministri shkon në “luftë” me llastiqe
Edhe pse u bë zhurmë e madhe, u paralajmërua e kërcënua, u deklarua gjendje lufte, aksioni kundër informalitetit pati një nisje komike. Ai u shty me një javë që ditën e parë të tij, duke shërbyer vetëm si gjimnastikë për biznesin dhe organet tatimore. Nuk u dha ndonjë arsye e qenësishme, përveë asaj se so t’i lihet kohë biznesit që të regjistrohet e të kryejë formalitetet. Arsyeja në të vërtetë është krejt tjetër, edhe më komike sesa akti i ndalimit akoma pa nisur.
Pronat/Projektligji i ri e ka në thelb padrejtësinë
Do të zgjidhim për 10 vjet problemin e pronës. Kështu premton qeveria aktuale me projektligjin e ri që ka miratuar. Më tej, ngrihet edhe një Task Force, e cila do ruajë tjetërsimin e titujve të pronësisë nga vendime gjykatash që janë shpallur armike. Më e komplikuar se kaq vështirë të jetë situata për pronën. Ligji i ri po trumbetohet shumë, por ai ka një hile të trashë dhe prepotente brenda sa kohë që njeh kompensim sipas zërit kadastral në momentin e shpronësimit. Por me sa duket ligji ka edhe probleme të tjera.
Bektashinjtë e Shqipërisë citohen në New York Times si shembull i tolerancës fetare
Në një artikull të gazetës New York Times (shkruar nga i mirënjohuri Thomas Freedman), veçohen Bektashinjtë e Shqipërisë si sekti më tolerant fetar, i cili beson në bashkëjetesën me fetë e tjera.
Basha vendos kusht dekriminalizimin për reformën në drejtësi
Nga Brukseli ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri me dije se opozita nuk do të bëhet pjesë e komisionit të reformës në drejtësi nëse mazhoranca nuk do të kalojë më parë në parlament ligjin për dekriminalizimin, një draft i të cilit do të dorëzohetkëtë javë në kuvend nga opozita. ”Testi fundamental i reformës në drejtësi dhe i çdo reforme duke përfshirë dhe hapat që duhen hedhur për të rikthyer besimin në zgjedhje të lira dhe të ndërshme, që u plagosën rëndë më 21 Qershor nga dyshja Rama-Meta, është dekriminalizimi.