Bushati tenton të dalë nga periferia. Kërkon kujdestarinë për vizitat dhe ftesat me jashtë
Një nismë e fundit e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, ka gjetur kundërshtimin e thuajse të gjithë ministrave të qeverisë Rama. Bushati ka propozuar një projektvendim: “Për Rregullimin e Veprimtarisë më Jashtë të Administratës Shtetërore” dhe nëse e lexon projektin, e kupton edhe pse ministrat kundërshtojnë. Në një përkthim të drejtpërdrejtë, Bushati synon të marrë rolin e një zv. Kryeministri, teksa pretendon të drejta thuajse të plota informative dhe deri diku ekzekutive, për çdo veprimtari me jashtë. Një nga pikat e projektvendimit thotë: “Vizitat zyrtare dhe të punës të anëtarëve të Këshillit të Ministrave jashtë shtetit zhvillohen me miratimin e Kryeministrit pasi Ministri i Punëve të Jashtme të jetë shprehur me shkrim. Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet njëkohësisht Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Këshillit të Ministrave, brenda çdo tremujori paraqesin me shkrim pranë Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim”. Vështirë të pranohet kjo mga të barabartët e Bushatit në qeveri, pasi kjo do të ishte njësoj sikur vetë Bushati të lejohej të bënte vizitë me ndonjë ambasador në zonat e përmbytura vetëm me lejen e Edmond Panaritit. Një pikë tjetër dëshmon thuajse qartë frustrimin e Bushatit si ministër i një ministrie të mbetur në periferi. “Drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e ministrave, të vendor nuk mund të pranojnë ose të refuzojnë ftesa institucioneve tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit zyrtare nga homologët e tyre, si dhe nuk mund të dërgojnë ftesa zyrtare, pa u këshilluar më parë me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, thuhet në projekt. Kjo është sikur Ministrinë e Jashtme ta transformosh në Drejtori Politike të qeverisë, çka ngjan disi e papërshtatshme. Burime pranë qeverisë thanë për “ResPublica” se projekti është kundërshtuar nga disa kolegë të ministrit të Jashtëm.
Add new comment