Reagim eunuk i qeverisë për akuzat ndaj Ilir Metës, hesht edhe Berisha
Ngjan eunuk reagimi i qeverisë pas akuzave se Ilir Meta ka marrë rryshfet nga kompania që kishte marrë përsipër mbledhjen e borxheve të CEZ. Disa orës pas deklaratës së Bashës që kërkoi dorëheqjen e kryetarit të kuvendit, zyra për shtyp e kryeministrit pretendon se Ilir Meta është i pastër në këtë histori, pasi nuk është përmendur me emër, por citimi i avokatëve të OSHEE i referohet një ish-kryeministri të hetuar për korrupsion.
Reagimi i qeverisë: Në datën 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kërkuar një koment të Kryeministrit të Republikës lidhur me disa pretendime, të pashoqeruara me fakte, që gazetarja ngrinte për Kryetarin e Kuvendit. Për të verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i është drejtuar zyrës së Avokates së Shtetit, e cila është vënë në kontakt me studion ligjore Clifford Chance. Përfaqësuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer këtë përgjigje: Ndryshe nga ajo që disa gazetarë duket se pretendojnë, OSHEE në deklarimet e çështjes në arbitrazh kundër DIA Ltd. nuk ka përmendur emrin e zotit Ilir Meta si përfitues i transfertave bankare apo ndonjë praktike tjetër korruptive që lidhet me marrëveshjen për mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd”
Vetë Ilir Meta nuk ka reaguar ende për këto akuza, ndërsa ka heshtur në kor gjithë asambleja e deputetëve socialistë që nuk lë rast pa reaguar edhe për urinimin në kryeqytet. Arsyeja pse? Ndoshta e majta progresiste është e kapur nga marrëveshja e 1 Prillit dhe pamundësia e saj për të qenë shumicë pa ndihmën e Ilir Metës. Çuditërisht edhe ish-kryeministri Berisha, shumë vigjilent dhe aktiv me akuza dhe denoncime ndaj mazhorancës nuk ka thënë asnjë fjalë për akuzat ndaj Ilir Metës.
Add new comment