Politikë
Meta e bën të qartë: Edhe për 2 vjet nuk jap dorëheqjen, po më paragjykoni
Ilir Meta është lodhur nga kërkesat për të dhënë dorëheqjen ndaj ua ka bërë të qartë deputetëve të opozitës se për 2 vjet nuk ka ndërmend të largohet nga posti ku është. Gjatë punimeve të seancës plenare ai ka komentuar akuzat ndaj tij për rryshfet me borxhet e CEZ, duke thënë se po merret nëpër gojë dhe po paragjykohet pa të drejtë, pasi nuk ka lidhje me këto akuza.
Shënim: Na zbardhni marrëveshjen që keni bërë me të Fortët!
Çështja e fundit e Lagunës së Patokut ka risjellë në vëmendje kontratën e politikës me njerëz extrapolitikë; shërbimin reciprok që bëhet në kësi rastesh, por që nuk mund të shmangë me sa duket eksese të tilla me pasoja. Por - sepse ka përherë një Por - ka një sens realizmi në këtë marrëveshje që bën politika me botën e krimit. Këtë "Por", është përpjekur ta sqarojë në gazetën e Koço Kokëdhimës, Arben Rrozhani, i cili thotë se kjo erdhi prapë për faj të Saliut. “Jo vetëm në pushtetin qendror, vendor, por edhe në Gjyqësor dhe Legjislativ.
Rama: Mos kërkoni qiqra në hell, shteti nuk bëhet për 2 vjet
Kryeministri ka shpërthyer më në fund, duke vënë pikat mbi (i) për atë çka është pritur të bëhet nga qeveria dhe që sipas tij lidhet me oreksin e madh të popullit për të ndryshuar gjërat në një kohë të shkurtër. Në një takim me përfaqësues të Dhomave të Tregëtisë, duke iu referuar situatës ekonomike dhe mungesës së të ardhurave në tatime e dogana, kryeministri ka përdorur një shprehje popullore për t’iu përgjigjur kritikëve të qeverisë. “Mos kërkoni qiqra në hell, shteti nuk bëhet për 2 vjet. Ne nuk mund të bëjmë asnjë çudi. Jemi në këmishën e forcës që na mban informaliteti.
Rama në “mbledhje partie”, bën bashkë Ruçin dhe Kokëdhimën. Sa serioze është gjendja?
Takim i menjëhershëm dhe me temë për “çështje partie”, ku mbledhja bashkë e kreut të grupit të deputetëve dhe asamblesë së PS Gramoz Ruçi, me deputetin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë Koço Kokëdhima, tregon se diçka nuk shkon. Takimi i thirrur nga kryeministri Rama ka zgjatur rreth një orë dhe në të kanë marrë pjesë dhe ministrat Saimir Tahiri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, mistri i Jashtëm Ditmir Bushati.
“Lideri lokal” Vuçiç, i ftuar i Merkel në Berlin dhe i Biden në Washington
Ndoshta është herët për ta thënë, por duket tashmë se diçka thelbësore po ndodh në marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Serbisë. Disa shenja të karakterit politik dëshmojnë se jo vetëm Serbia ka dalë nga izolimi i dikurshëm, por ajo po shihet si faktor i besueshëm në rajonin e Ballkanit. Siç mund të imagjinohet lehtë, trajtimi diplomatik i çështjes së Kosovës, është një prej arsyeve që Beogradi zyrtar po sheh tani dyer të hapura.
Pa surpriza, kolegët e duan në pranga. Ai e krahason veten me Fatmir Xhindin
Nuk ka patur asnjë suprizë në vendimin e Këshillit të Mandateve për t’i dhënë autorizim parlamentit t’ë heqë imunitetin e deputetit Armando Prenga i përfshirë në konfliktin me 7 të plagosur në Laç.
Ashtu sic pritej deputetët e të dyja palëve miratuan kërkesën e Prokurorisë për autorizim nga kuvendi të arrestimit të deputetit që akuzohet për armëmbajtje pa leje, plagosje të rëndë me dashje dhe kanosje për vrasje. Përfaqësuesit e organit të akuzës argumentuan përpara Këshillit se deputeti Prenga ishte person I përfshirë në konfliktin e armatosur me pjesëtarë të fisit Cali.
Letër nga “burgu” e Armando Prengës. "Jam në gijotinë politike nga opozita dhe partia ime"
Në një letër të lexuar nga avokati tij Baftjar Rusi, deputeti Armando Prenga hodhi poshte akuzat e ngritura nga prokuroria për “Plagosje me dashje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje serioze për vrasje”.
Deputeti socialist i quajti të montuara provat e Prokurorisë dhe bën përgjegjës pjesëtarët e familjes Cali për konfliktin e armatosur para komisariatit të Laçit.
Prenga e lidh arrestimin e tij me një skenar politik që ka për qëllim të denigrojë figurën e tij, duke mos fshehur edhe zemërimin për qëndrimin e mbajtur nga kolegët e Partia Socialiste.
Reagon Tahiri: Akuzë ndaj Berishës. Dhe një paralajmërim për media “që duhet zbardhur me çfarë financohen”
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka reaguar sot ndaj akuzave që i janë bërë nga PD-ja dhe mediat. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri jep versionin e tij, kryesisht një kundërakuzë ndaj Sali Berishës dhe PD-së, por nuk ka lënë jashtë as ndonjë media ndaj së cilës bën insinuata.
E qëlloi kamarieri se kërkoi kuponin. Reagon kryeministri: “Qytetar shembull”
Sot i bë publik lajmi për një qytetar që refuzoi të paguante pa marrë kupon tatimor. Kamarieri e qëlloi qytetarin, një ngjarje kjo që provon ironikisht se çfarë mund të ndodhë kur zbaton pikë për pikë ato që dëgjon në media nga kryeministri. Ky i fundit gjithsesi ka reaguar pas ngjarjes: “Falenderoj me respekt qytetarin shembull që refuzoi të paguajë pa kupon dhe denoncoi reagimin brutal të abuzuesve që u ndaluan nga policia!”, shkruan Rama në Tëitter. Për ngjarjen kanë përfunduar në pranga kamarieri 22-vjeçar Emiljano Maliqi si dhe administratori i lokalit Dritan Jonuzi.
PD-ja publikon intervistën e plotë të Dritan Zaganit. Apelon edhe për anagzhimin e medias dhe të gazetarëve
Partia Demokratike ka risjellë sot në vëmendje të opinionit intervistën e Dritan Zaganit, ish-shefi i Antidrogës në Fier, i cili është larguar nga vendi dhe është shpallur në kërkim. Deputeti Genc Pollo ka vlerësuar se bllokimi i intervistës përbën censurë dhe ka ftuar shoqatat e gazetarëve, që kanë marrë lekë edhe nga ato të taksapaguesve të flasin e të ngrenë zërin.