Meta e bën të qartë: Edhe për 2 vjet nuk jap dorëheqjen, po më paragjykoni
Ilir Meta është lodhur nga kërkesat për të dhënë dorëheqjen ndaj ua ka bërë të qartë deputetëve të opozitës se për 2 vjet nuk ka ndërmend të largohet nga posti ku është. Gjatë punimeve të seancës plenare ai ka komentuar akuzat ndaj tij për rryshfet me borxhet e CEZ, duke thënë se po merret nëpër gojë dhe po paragjykohet pa të drejtë, pasi nuk ka lidhje me këto akuza.
“Ka një shqetësim që u përsërit nga deputeti Berisha, por edhe nga kryetari i grupit parlamentar zoti Paloka lidhur me një kërkesë të bërë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike zoti Basha për sa i takon dorëheqjes sime, për një shkrim të bërë në një agjenci lajmesh, e cila i referohet një kompanie të kontraktuar nga qeveria aktuale, e cila është dhe baza kryesore e të besuarit të pretendimeve dhe spekulimeve dhe manipulimeve në atë shkrim. Kam vetëm një detyrim të thjeshtë t’i bëj të qartë opzoitës se do vazhdoj ta respektoj kërkesën e tyre për dorëheqjen time dhe do të kenë edhe dy vjet kohë për ta kërkuar dorëheqjen time nga detyra e kryetarit të parlamentit. Mund t’ju bëj të ditur se Shqipëria ka patur shumë ish-kryeministra, të cilët unë nuk dëshiroj t’i marr në gojë sikundër një pjesë e juaja më merr në gojë mua dhe më paragjykon, dhe nuk e përjashtoj që dikush dhe ndonjë i afërm i tij mund të ketë përfituar nga çështje të tilla”-deklaroi Meta.
l.m
Add new comment