Eshtrat e Nilo Katalanos u tërhoqën nga italianët në luftën italo-greke?
Panajot Barka shkruan një analizë të gjatë rreth asaj që ndohi në Dhërmi me Kishën e Shën Thanasit. Barka e shtron çështjen gjerë, teksa shikon aty një rast të përplasjes mes katolicizmit dhe ortodoksisë, që si militant të vetin në Shqipëri ka Artan Shkrelin “me dy projekte të dështuara në këtë drejtim”, siç thotë autori. Barka vendos edhe disa korrespondenca historike, kur thotë se debati përkon me përvjetorin e vdekjes së shën Kozmait, “njeriut që konsiderohet si një nga dy shkaktarët kryesorë të dështimit të katolicizmit të Himarës”. Shkaku i dytë sipas autorit është dalja në skenë e Rusisë. Ndërkohë Barka shkruan edhe një hollësi, që nëse është e vërtetë, do ta nxirrte bllof qeverinë dhe do ta kthente aktin e prishjes në dëshmi të faktit se ajo po krijon luftë fetare në Shqipëri. Sipas tij, eshtrat e Nilo Katalanos, misionarit që pretendohet se do t’i ngrihet monumenti, janë tërhequr nga italianët gjatë luftës italo-greke më 1940-ën. Sidoqoftë e vërteta, çështja e stisur nga qeveria thjesht si një akt për memorializimin e një murgu që ka dhënë mësim shqip, është zgjeruar vetiu drejt panoramës së përplasjes fetare. Ky ndoshta është vetëm fillimi.
http://www.balkanweb.com/site/te-pathenat-e-kishes-se-dhermiut/
Add new comment