shkreli

"Zoti Shkreli, mos fol vetëm për kangjellat e kryeministrisë!" (Video)

Postuar në 18 Korrik, 2018 15:29

Të gjithë e mbajnë mend ekzaltimin dhe mallëngjimin e Artan Shkrelit dhe Artan Lames kur Edi Rama në ditët e para si kryeministër hoqi rrethimin me kangjella të kryeministrisë. Të dy u prononcuan publikisht për kët akt madhor të Edi Ramës në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Tani që po bëhet debat për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar me qëllim ndërtimin e kullave nga Fusha sh.p.k çifti adhurues i Gherardo Bosios që projektoi Tiranën moderne nuk ka thënë asnjë fjalë.

Dikur kundër, tani pro kullave në Tiranë (Video)

Postuar në 11 Tetor, 2017 11:43

Tashmë është fakt që plani urbanistik i Tiranës dhe vizioni i qeverisjes socialiste të kryeqytetit parashikon ndërtimin e disa kullave të larta, që sipas kryebashkiakut Veliaj janë kulla shumëkatëshe për qëllime banimi dhe shërbimesh. Vetë zoti Veliaj e ka shpjeguar në këtë mënyrë vizionin e tij për ndërtimet në kryeqytet.

Zhurmuesit gojëmbyllur

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:03

Ka disa lajme me ndërtime pallatesh këto dy ditët e fundit. Lajme që lidhen detyrimisht me qeverinë e cila ka në krye një politikan që u ngrit në sezonin e zhvillimit të industrisë së ndërtimit në Shqipëri. E që për çudi, po vetë, me të ardhur në qeveri, e goditi duke e pezullluar thuajse fare. Thuajse. Pasi siç dihet shpallja e zonave me përparësi, apo pezullimi i ndërtimeve në kuadër të reformës territoriale, nuk penguan që një pallat te Liqeni Artificial të vijonte punën. Së fundmi pallatet po rigjallërohen sa nga Laguna Blu, aq edhe te Liqeni Artificial i Tiranës.

“Je suis Sulejman”, por edhe “Je suis Lezhjan”

Postuar në 01 Tetor, 2015 11:40

Artan Lame kishte kohë që nuk e merrte penën. Përveç ndonjë statusi në Facebook, intelektuali kryeqytetas e la veten të zhytej në punë burokratike. Deri kur një ditë, pa ia kërkuar kush, ose duke ia kërkuar ndërgjegja, iu desh të mbronte qytetërimin e vet, i vënë në rrezik nga incidentet me pllaka e sulltanë në Lezhë. Lame shkruajti një shkrim në gazetën “Shqip”, ku ndër të tjera thoshte: “Sulltan Sulejmani I, i mbiqojtur “i Madhërishmi” s’ka qenë ndonjë i dobët, por meqë ka vdekur është më i dobëti nga të gjithë. Dhe të vdekurit janë bela e të gjallëve.

Eshtrat e Nilo Katalanos u tërhoqën nga italianët në luftën italo-greke?

Postuar në 30 Gusht, 2015 10:58

Panajot Barka shkruan një analizë të gjatë rreth asaj që ndohi në Dhërmi me Kishën e Shën Thanasit. Barka e shtron çështjen gjerë, teksa shikon aty një rast të përplasjes mes katolicizmit dhe ortodoksisë, që si militant të vetin në Shqipëri ka Artan Shkrelin “me dy projekte të dështuara në këtë drejtim”, siç thotë autori. Barka vendos edhe disa korrespondenca historike, kur thotë se debati përkon me përvjetorin e vdekjes së shën Kozmait, “njeriut që konsiderohet si një nga dy shkaktarët kryesorë të dështimit të katolicizmit të Himarës”.

Kisha e Shën Athanasit nuk figuron në listën e monumenteve(dokumenti zyrtar)

Postuar në 23 Gusht, 2015 16:28

Sot Artan Shkreli doli sërish për të folur për çështjen e Dhërmiut. Shkreli ka folur në A1 Report, televizion që posedohet nga Carlo Bollino. Ja se çfarë tha ndër të tjera këshilltari i kryeministrit: "Ky vend nuk mund të ndërtohet pa leje dhe nuk mund të degradohet. Kisha ka qenë monument Kulture gjatë gjithë kohës. Kisha gjithmonë ka qenë modeste. Mbi muret ekzistuese është hedhur një soletë betoni, e theksoj mbi muret ekzistuese. Pra kemi një kishë mbi kishë. Nuk ka asnjë vendim ministror që e ka hequr këtë kishë nga monumentet e kulturës.

Cila është axhenda e qeverisë ndaj Kishës Ortodokse? Dhe një mesazh për "ëndrrën uniate"

Postuar në 22 Gusht, 2015 16:26

Incidenti në Kishën e Dhërmiut po zbulon gradualisht disa qëllime dhe qasje të kësaj qeverie, që qëndrojnë larg pretendimeve publike për tolerancë e bashkëjetesë. Por ai na bën të qartë se çdo qytetar duhet të ketë kujdes, të hapë sytë e të ruajë pronën, pasi mënyra sesi veprohet, tinëzisht, pa vendime gjykatash dhe në mënyrë selektive, bën çdokënd viktimë potenciale.

Një qeveri që reagon ndaj Athinës...

Incidenti i kishës në Dhërmi, shfaqet Artan Shkreli dhe flet për Omonia-n

Postuar në 21 Gusht, 2015 09:47

Dje në mbrëmje u bë publike bastisja e një kishe në Dhërmi. Çështja iu përcoll opinionit nga Kisha Ortodokse e cila denoncoi rastin duke nënvizuar se në heqjen e ikonave dhe prishjen e saj kanë dorë njerëz të pushtetut vendor dhe të policisë. Në njoftimin e vet Kisha i referohet edhe ligjit. Pra askush nuk ka folur dje për përfshirje direkte të qeverisë, por këtë e ka bërë fakt këshilltari i kudondodhur i Edi Ramës, Artan Shkreli. Kudo ku ka ndërtime të vjetra, objekte për restaurim, apo për ndërhyrje, aty shfaqet eksperti Artan Shkreli.

Subscribe to RSS - shkreli