“Je suis Sulejman”, por edhe “Je suis Lezhjan”

Postuar në 01 Tetor, 2015 11:40

Artan Lame kishte kohë që nuk e merrte penën. Përveç ndonjë statusi në Facebook, intelektuali kryeqytetas e la veten të zhytej në punë burokratike. Deri kur një ditë, pa ia kërkuar kush, ose duke ia kërkuar ndërgjegja, iu desh të mbronte qytetërimin e vet, i vënë në rrezik nga incidentet me pllaka e sulltanë në Lezhë. Lame shkruajti një shkrim në gazetën “Shqip”, ku ndër të tjera thoshte: “Sulltan Sulejmani I, i mbiqojtur “i Madhërishmi” s’ka qenë ndonjë i dobët, por meqë ka vdekur është më i dobëti nga të gjithë. Dhe të vdekurit janë bela e të gjallëve. Të egjrit nga të qytetëruarit ndahen me një pikë, si e trajtojnë trashëgiminë e të vdekurve që s’mbrohen dot më vetë. E shkelin me këmbë dhe i bien me çekiç, apo e mbrojnë dhe e vlerësojnë. Ndaj për të mbrojtur qytetërimin tim, kësaj radhe “je suis Sulejman”. Pasi vajtën në Lezhë të gjithë, duke filluar që prej Sulejmanit që vuri pllakën para 500 vjetësh, e deri te bojaxhinjtë që ia bojatisën para një jave, vendosëm të shkojmë edhe ne, Tan Lame me Tan Shkrelin. Rilexuam ndër libra (jo ndër gazeta) gjithë ç’ishte shkruar për këtë punë, ç’prej Piri Reizit e Teodor Ipenit e deri tek Aleksandër Meksi e Gjerak Karaiskaj. Muarrmë me vete edhe gjithë fotografitë e vjetra që kishin të bënin me kalanë dhe u nismë…”. Punë e bukur: dy Artanët, dinë të jenë intelektualë. Por në këtë vend edhe relievi njerëzor është i vështirë.  Lame mori toskërishten e vet, që e përdor si model shpotie, apo edhe si lulkë identiteti dhe u nis për në Lezhë. Aty ku po shahej Sulejmani, bir dhe kurorë qytetërimi, që po thërriste në ndihmë rilindasit e rinj. Por siç po shohim, Lame po shkon me kokë drejt vijës Jireçek, të cilën e mbron me fanatizëm Eduart Ndocaj, koleg i tij dhe i përzgjedhur për rilindas në zgjedhjet e vitit 2013. Sot Ndocaj ka shpallur statutin e ri të qytetit të Lezhës. Ky statut e njeh si “non grata” Lame, alias Sulejmanin. “Artan Lame ka ofendur rënde gratë e lezhjanëve e gjithë shqiptaret. Nga sot i është person i padeshiruar nē Lezhe. Ai do të jete i deshiruar vetem kur te vij ne Lezhe e te kerkoje te falur grave lezhjane duke qare para varrit të Gjergj Kastriotit shpetimtarit të kombit Shqiptar”, shkruan Ndocaj në Facebook. Po a mundet Sulejmani të kërkojë falje? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.