Dikur kundër, tani pro kullave në Tiranë (Video)
Tashmë është fakt që plani urbanistik i Tiranës dhe vizioni i qeverisjes socialiste të kryeqytetit parashikon ndërtimin e disa kullave të larta, që sipas kryebashkiakut Veliaj janë kulla shumëkatëshe për qëllime banimi dhe shërbimesh. Vetë zoti Veliaj e ka shpjeguar në këtë mënyrë vizionin e tij për ndërtimet në kryeqytet.
“Ka shumë njerëz që thonë “Unë i urrej kullat”, po mirë t’ju bëj një pyetje. Nëse ne kemi një hapësirë 500 metra katrorë, është më mirë që dikush ta zërë të gjithë këtë 500 metra katrorë, në pronën e vet private, me të drejtën për ta zhvilluar, me dy kate. Pra 1 mijë metra katrorë t’i zhvillojë në këtë 500 metërsh, apo mos është më inteligjente që të përdori vetëm 100 metra katrorë, ta bëjë 10 katësh, sepse ajër kemi, tokë nuk kemi dhe të gjithë hapësirën tjetër t’ia lërë publikut? Tokën e kemi të kufizuar!” http://www.tiranaobserver.al/veliaj-paralajmeron-mbushjen-e-tiranes-me-kulla-te-larta/
Ky është vizion i shpallur tashmë dhe është në vazhdën e një tradite të qeverisjes socialiste për ndërtime masive në kryeqytet, ndonëse kur nuk kanë qenë në pushtet janë ankuar vazhdimisht se të djathtët prishën qytetin. Kundërthëniet mund të gjenden kollaj dhe si shembull mund të sjellim Artan Shkrelin, ish-këshilltarin e kryeministrit i cili denonconte çdo leje ndërtimi të lëshuar nga administrata e kaluar si betonizim të Tiranës. Tani që kryeqyteti qeveriset nga zoti Veliaj, Shkreli ka një tjetër mendim për betonin dhe ndërtimin në kryeqytet.
Prononcimi sa vijon është i pak ditëve më parë në emisionin "Përballë" të gazetarit Lutfi Dervishi në Televizionin Publik Shqiptar, ndërsa më poshtë janë qëndrimet e zotit Shkreli kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte zoti Basha.
Add new comment