Politikë

“Drejtimi i Duhur”, në kthesë 180 gradë në Dibër

Postuar në 25 Shtator, 2015 17:37

Njësoj si në vitin 2007 edhe tani aleanca PS-LSI po dëshmon se funksionon gjysmë për gjysmë. LSI-ja ka bashkuar votat me PD-në edhe në qarkun e Dibrës, duke marrë kështu drejtimin e tij. Në votimin e zhvilluar nga 17 këshilltarë, përkatësisht të bashkive të Burrelit, Klosit, Bulqizës dhe Peshkopisë, fitues ka dalë kandidati i LSI-së, Hajri Lazi. Në garë ishin edhe Qazim Gjoni i PS-së dhe Sabri Lazi i PD-së. Kandidati i LSI-së mori 10 vota, ai i PS-së, 7 vota dhe ai i PD-së, zero vota.

Ministri i Drejtësisë kërkon shkarkimin e 10 gjyqtarëve

Postuar në 25 Shtator, 2015 15:42

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë një kërkesë për shkarkimin nga detyra të 10 gjyqtarëve në gjykata të ndryshme të vendit. Në bazë të kërkesës qëndron arsyetimi për mosdeklarim pasurie, deklarim i rremë i pasurisë, apo edhe shkelje të rënda në detyrë. Nuk dihet sesi do të veprojë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por një “jo” ndoshta do të theskonte edhe më shumë qëndrimin e shumicës për të vijuar reformën në drejtësi e vetme.

Basha për ÇEZ: Meta të mbështesë nismën tonë, do dorëzojmë një pr/ligj për hetimin ndërkombëtar

Postuar në 25 Shtator, 2015 13:40

Partia Demokratike do të dorëzojë të hënën një pr/ligj për të mundësuar hetimin ndërkombëtar për çështjen e ÇEZ. “Do ta ketë shansin që të hënën të tregojë mbështetjen e nismës tonë ligjore në Parlament ose të demaskojë manovrën për ti shmangur hetimin” tha Basha nga selia e PD-së në replikë të deklaratës së djeshme të kryetarit të parlamentit Ilir Meta. “Shqiptarët meritojnë kthimin e parave dhe nxjerrjen para drejtësisë së kumbarëve të krimit.  Kushtet tona për një hetim të pavarur përfshijnë dhe do të përfshijnë dorëheqjen e Ilir Metës” tha Basha.

Merkel nuk na fal: Shqipëria shpallet vend i sigurt i origjinës. Çdo bëhet me statusin?

Postuar në 25 Shtator, 2015 13:03

Deklaroi në Tiranë se një vend me kaq shumë kërkesa për azil sa Shqipëria nuk munë të jetë kandidat për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Megjithatë shqiptarët thyen çdo rekord dhe eksodi drejt Gjermanisë shënoi shifra rekord për korrikun dhe gushtin. Shpresa se mos Shqipëria do të tolerohej për shkak të një lloj vëmendje që mori kryeministri Rama gjatë takimeve me zonjën Merkel, të cilat kulmuan me vizitën e kancelares në Tiranë, rezultoi e padobishme.
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë klasifikuar zyrtarisht si vende të sigurta nga Gjermania.

Dimë përherë të jemi ekstremistë, “Shekulli”: Zv.prokurori i Përgjithshëm të jetë i huaj

Postuar në 25 Shtator, 2015 13:00

Ideja e një hetimi ndërkombëtar ka hapur një dritare të re për zhvillimin politik në Shqipëri, sa kohë që kjo e fundit është një vend që bashkëqeveriste njëfarësoj nga disa politikanë dhe disa ambasadorë. Një dritare e cila ndonëse është krijuar në kushtet e një përballjeje politike të brendshme, mund të çojë në hapjen e disa dosjeve të cilat drejtësia shqiptare nuk do t’i zbardhë. Në një opinion të vetin në gazetën “Shekulli”, opinionisti i saj, Genc Burimi, propozon madje, dhe ia adreson këtë mesazh LSI-së së Ilir Metës, që me ligj të krijohet pozicioni i zv.

Ambasada e ShBA: Nuk përfshihemi në hetimin për CEZ

Postuar në 25 Shtator, 2015 12:29

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kërkoi hetim nga amerikanët për çështjen e CEZ-it, por një ditë më pas ambasada e ShBA në Tiranë e ka hedhur poshtë këtë mundësi. “Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”, tha për Top-Channel, zëdhënësi i kësaj ambasade Ryan Roberts. Ai ka shtuar se në çdo rast, ShBA, mbështesin institucionet ligjzbatuese në vend përmes zyrës së OPDAT.

Ngjela flet për reformën në drejtësi: Ka një marrëveshje të fshehtë politikë­-gjyqësor, duhet zhbërë

Postuar në 25 Shtator, 2015 11:31

Në një konferencë të organizuar nga Akademia e Shkencave për reformën në drejtësi ka folur edhe avokat Spartak Ngjela, i cili ka qenë i ashpër në deklaratat e tij. Ai u shpreh se në Shqipëri nuk ka sistem drejtësie. “Pa ligj nuk do shtegtonim dot, ligj kanë dhe kafshët. Ajo që na ndan është principi etik. Kriza jonë është krizë sistemi, ndërsa problem kryesor është dhënia e drejtësisë. Konstatoj me bindje se ne nuk kemi sistem”,­ tha Ngjela. Avokati foli për një marrëveshje të fshehtë mes politikës e gjyqësorit, të cilën sipas tij, shqiptarët duhet të kenë forcë ta zhbëjnë.

Nishani i kundërpërgjigjet sfidës së Bushatit, urdhëron ambasadorin në OSBE të vazhdojë punën

Postuar në 25 Shtator, 2015 09:52

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka urdhëruar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi, të qëndrojë në detyrë dhe të mos i bindet urdhrave të ministrit. Në këtë mënyrë kreu i shtetit i është përgjigjur sfidës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.“Panorama” publikon shkresën që Nishani i ka dërguar ambasadorit tonë në Vjenë, të cilit i ka saktësuar se ndaj tij nuk ka nisur asnjë procedurë lirimi dhe se vetë Presidenti nuk ka firmosur asnjë dekret për ta liruar nga detyra.

Saimir Tahiri rrëfen për Audin: Makinën e kushërinjve e kam përdorur për të shkuar me pushime, po jo për drogë

Postuar në 25 Shtator, 2015 08:39

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin “Top Story” e nisi fjalën e tij duke u ndalur tek operacionet kundër mbjelljes së hashashit. Sipas Tahirit, presioni i policisë ka detyruar zhvendosjen e mbjelljes së bimës narkotike në zonat më të thella të vendit. Ai tha se lufta ndaj fenomenit mbetet ende një sfidë për Policinë e Shtetit. Gjatë emisionit “Top Story” është folur më në gjerësi në lidhje me akuzat e tjera të rënda të ngritura ndaj ministrit të Brendshëm, ndër të tjera edhe përfshirja e drejtpërdrejtë e tij në aktivitete kriminale si trafiku i drogës.

PD, dy nisma ligjore për të devijuar çështjen CEZ

Postuar në 24 Shtator, 2015 21:43

Në mbrëmje Partia Demokratike iu kundërpërgjigj deklarateve të Ilir Metës për një hetim ndërkombëtar të akuzave ndaj aferave në CEZ, duke tentuar ta devijojë çështjen në atë që në fakt nuk është thelbi i problemit.

 Partia Demokratike ka të akuzuar publikisht ish-ministrin e saj, Ridvan Bode për ndikimim të paligjshëm në uljen e çmimit të energjisë që KESH do t’i shiste CEZ Shpërndarje, në këmbim të aprovimit nga çekët të një kompanie të sugjeruar nga ish-drejtuesit e ERE-s (Entit Rregullator të Energjisë).

Pages

Subscribe to RSS - Politikë