Ministri i Drejtësisë kërkon shkarkimin e 10 gjyqtarëve
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë një kërkesë për shkarkimin nga detyra të 10 gjyqtarëve në gjykata të ndryshme të vendit. Në bazë të kërkesës qëndron arsyetimi për mosdeklarim pasurie, deklarim i rremë i pasurisë, apo edhe shkelje të rënda në detyrë. Nuk dihet sesi do të veprojë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por një “jo” ndoshta do të theskonte edhe më shumë qëndrimin e shumicës për të vijuar reformën në drejtësi e vetme.
Lista e gjyqtarëve që kërkohet për KLD-së marrja e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” vijon si më poshtë:
1. Gjyqtari Ardian Kalia, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
2. Gjyqtari Qani Hasa, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan
3. Gjyqtari Rasim Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë
4. Gjyqtari Enkeleda Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë
5. Gjyqtari Petrit Aliaj, i Gjykatës së Apelit Vlorë
6. Gjyqtari Osman Aliu, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë
7. Gjyqtarja Dhurata Bilo, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës
8. Gjyqtari Maksim Qirjazi, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë
9. Gjyqtari Ilir Pashaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan
10. Gjyqtari Astrit Shema, i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative, Vlorë
Add new comment