Nishani i kundërpërgjigjet sfidës së Bushatit, urdhëron ambasadorin në OSBE të vazhdojë punën

Postuar në 25 Shtator, 2015 09:52

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka urdhëruar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi, të qëndrojë në detyrë dhe të mos i bindet urdhrave të ministrit. Në këtë mënyrë kreu i shtetit i është përgjigjur sfidës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.“Panorama” publikon shkresën që Nishani i ka dërguar ambasadorit tonë në Vjenë, të cilit i ka saktësuar se ndaj tij nuk ka nisur asnjë procedurë lirimi dhe se vetë Presidenti nuk ka firmosur asnjë dekret për ta liruar nga detyra. Për këtë arsye, kreu i shtetit i kërkon ambasadorit Koçi që njoftimet e Ministrisë së Jashtme për kthim në atdhe brenda datës 1 tetor të vitit 2015, duhet t’i konsiderojë të pavlefshme. Në letrën e tij, kreu i shtetit sqaron se është vënë në dijeni për shkresën e ministrit të Jashtëm nga media dhe se i vetmi që ka tagër ligjor që të lirojë ambasadorin është kreu i shtetit dhe jo Ministria e Jashtme.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.