Merkel nuk na fal: Shqipëria shpallet vend i sigurt i origjinës. Çdo bëhet me statusin?

Postuar në 25 Shtator, 2015 13:03

Deklaroi në Tiranë se një vend me kaq shumë kërkesa për azil sa Shqipëria nuk munë të jetë kandidat për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Megjithatë shqiptarët thyen çdo rekord dhe eksodi drejt Gjermanisë shënoi shifra rekord për korrikun dhe gushtin. Shpresa se mos Shqipëria do të tolerohej për shkak të një lloj vëmendje që mori kryeministri Rama gjatë takimeve me zonjën Merkel, të cilat kulmuan me vizitën e kancelares në Tiranë, rezultoi e padobishme.
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë klasifikuar zyrtarisht si vende të sigurta nga Gjermania.
Kjo do të thotë se shtetasit e këtyre vendeve nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil dhe asnjë kërkesë e tyre nuk hyn në procedurë, duke u eliminurar apriori.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë gjermane, në të cilën u vendos edhe fondi i ndihmës prej 4.1 miliardë euro për të gjitha rajonet gjermane që po përballen me fluks të lartë të emigrantëve.
Samiti i jashtëzakonshëm gjerman u organzua nga kancelarja Merkel, me qëllim gjetjen e mënyrave për të ndihmuar rajonet që po strehojnë klandestinët që kanë hyrë në vend dhe 800 mijë të tjerët që pritet të vijnë gjatë këtij viti.
Pas këtij vendimi të Gjermanisë për të na klasifikuar si vend i sigurt origjine provimi i Shqipërisë është marrja ose jo statusit të vendit kandidat në vjeshtë. Kërkesat për azil nga shqiptarët këtej e tutje do të refuzohen, por me shumë gjasë edhe kërkesa për statusin, pavarësisht ekspozitave të kryeministrit në Gjermani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.