Politikë

Meta (nuk) i bie nga Kina. Foto me Berishën në pritjen e ambasadës kineze

Postuar në 29 Shtator, 2015 22:48

Në një ditë të mbushur me sinjale direkte dhe indirekte që parathonë ndryshime në skakierën politike aktuale, kreu i LSI-së Ilir Meta e ka mbyllur zinxhirin e mesazheve me një takim të ilustruar me foto, me ish kryeministrin Sali Berisha. Takimi ka ndodhur në kuadrin e një pritjeje të ambasadës kineze me rastin e festës kombëtare të Kinës Popullore. Mesazhi i një bashkimi forcash potencial me Berishësn është kaq i drejtpëdrejtë, sa këtë herë nuk mund të thuash se Meta i ra nga Kina. 

Fotolajm/Të majtët, edhe po u prishën, nuk prishen në Tetor...

Postuar në 29 Shtator, 2015 21:00

Mesazhi i deputetit Kokëdhima që ka postuar sot këtë foto në profilin e vet në Facebook: "Sot me Ilir Metën në Përvjetorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë".

Fotolajm/"Kartolinat" politike të OKB-së

Postuar në 29 Shtator, 2015 20:00

Biseda informale Rama-Tsipras për basketbollin e viteve ‘80

Postuar në 29 Shtator, 2015 18:18

Takimi Rama - Tsipras në Nju Jork ishte një hap i parë për të shkrirë akujt mes dy qeverive që komunikimin mes tyre e kanë kthyer në shkëmbim deklaratash në distancë për çështje që kanë rritur jo pak temperaturat politike mes Tiranës dhe Athinës.  Marrëdhënia e ftohtë mes dy kryeministrave u duk edhe në bisedën informale që ata patën para takimit kokë më kokë në Nju Jork, ku e vunë theksin tek çështjet që duhen zgjidhur me mirëkuptim dhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Për të çarë akullin  shërbeu një pyetje e kryeministrit grek për të shkuarën sportive të kryeministrit Rama.

Akuza e PD-së: "Kreu i Arkivës së Shtetit, person i larguar nga policia me akuza të rënda"

Postuar në 29 Shtator, 2015 14:22

Partia Demokratike ka akuzuar sot kreun e Arkivës së Shtetit, Gjetë Ndoji, duke publikuar me këtë rast një shkresë të firmosur nga ish-ministri i Rendit, Spartak Poçi, për lirimin para kohe të tij.  “Bëhet fjalë për Arkivin Qendror të Shtetit, ku çdo shtet serioz mban memorien kombëtare. Bëhet fjalë për Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar ku janë dokumentet e para qeverisë së Ismail Qemalit por edhe ato pas saj. Aty janë dokumente të vyera ku palët me çështje pronësie dhe të tjera, zgjidhin ose jo problemet e tyre.

Tensioni politik. Meta takime me Idrizin. Berisha akuzon vetëm Ramën për CEZ

Postuar në 29 Shtator, 2015 13:27

“Problem janë mostakime dhe jo takimet”. Kështu është shprehur pas takimit me Shpëtim Idrizin, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Një mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama, me të cilin Meta ka kohë që nuk ka marrëdhënie të qeta. Një ditë më parë, Idrizi ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, sikurse do theksuar se para marrëveshjes së prillit 2013, Meta u përpoq për krijimin e një poli me PDIU-në.

Lesi gjen detajet e paktit Rama-Basha kundër Metës; sebepi bëhet Samir Mane…

Postuar në 29 Shtator, 2015 11:56

I rikthyer gazetarisë pas një udhëtimi të gjatë në politikë, Nikollë Lesi shkruan sot në “Koha Jonë” skenarin e një aleance të fshehtë Rama-Basha, që sipas tij është zhvilluar kështu:

Igli Totozani: Ka më shumë varfëri se dy vjet më parë

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:59

Avokati i Popullit Igli Totozani ka folur në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, ku ka përgënjeshtruar në mëse një rast qëndrimet dhe deklaratat e kryeministrit Rama. Sipas Totozanit, Shqipëria këto dy vjet nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm, por ka vështirësi të mëdha të cilat nuk janë krijuar sot, por janë të shtrira në kohë. “Ka qytete që kanë vetëm një orë ujë në ditë dhe ky nuk është problem i qeverisë së majtë apo i qeverisë së djathtë. Mendoj se shqiptarët nuk jetojnë më mirë se dy vjet më parë”.

Rama-Cipras në Nju Jork. “Kujdes të drejtat fetare”

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:00

Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Aleksis Cipras në Nju Jork në kuadër të axhendave të shkurtra dhe të ngjeshura që kryejnë kryetarët e qeverive në kuadër të samitit vjetor të asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Cipras pritej të vizitonte Tiranën, çka u anullua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi. Mediat greke kanë zbardhur bisedën. Sipas “To vima” kryeministri i Greqisë ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjelltë.

PD dorëzon draftin për hetimin ‘CEZ’: Kush refuzon të pyetet, të shoqërohet me forcë

Postuar në 29 Shtator, 2015 07:55

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend projektligjin që nëse do të miratohet, do t’i hapë rrugë hetimit nga ana e ndërkombëtarëve të gjithë zyrtarëve të përfshirë në skandalin me CEZ, raporton sot “Gazeta Shqiptare” Projektligji i PD parashikon edhe hetim të zyrtarëve të lartë, përfshirë këtu ministra, kryeministrin e kreun e Kuvendit.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë