Politikë

Projektligji/Kufizim mandati për Kryebashkiakët. Jo më shumë se dy mandate

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:31

“Shqiptarja.com” raporton se Ministria për Çështjet vendore ka përgatitur një propjektligj, titulluar: “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në të cilin parashikohen disa ndryshime. Kështu këshilltarët bashkiakë nuk do të paguhen më për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e këshillit bashkiak. Deri më tani, këshilltarët paguheshin me një shpërblim mujor në masën 10% të pagës së kryebashkiakut, çka nuk do të vijojë më. Po kështu me projekligjin e ri, kryebashkiakët nuk kanë të drejtën e rizgjedhjes për më shumë se dy mandate.

Protesta e tregtarëve të Medresesë, Berisha: Arbitraritetit policesk i qeverisë së piktorit dështak

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:08

Sali Berisha ka reaguar për protestën e sotme të tregtarëve tek zona industriale e Medresesë, të cilat pretendojnë se gjobiten padrejtësisht nga tatimorët, duke shtuar se janë të pajisur me kasë  fiskale dhe liçencë. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha theksoi se kjo qeveri ka dështuar pasi sipas tij po vendosen gjoba për të mbushur gropën prej 300 milionë eurosh. Ndërsa protestën e tregtarëve, e ka quajtur një shembull frymëzues për luftën kundër arbitraritetit policesk të qeverisë. “Bizneset e tregut te Medreses nisin ditën me protestë anti-qeveritare!

Në paraburgim gjithë ish-KRRT e Velipojës, 50 leje ndërtimi vetëm një firme

Postuar në 02 Tetor, 2015 23:27

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për disa ish-zyrtarë të komunës Velipojë, pasi dyshohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, në vijën bregdetare të kësaj zone.

PS-LSI i bllokon ndihmën ekonomike Xhelal Mziut

Postuar në 02 Tetor, 2015 20:32

PS-LSI i bllokon ndihmën ekonomike Xhelal Mziut

Prifti pas 3 orësh në polici: Meta nuk më vjen as te rripi i mesit

Postuar në 02 Tetor, 2015 17:52

Dritan Prifti tha për gazetarët se kishte një video të re për të publikuar. Një gjë të tillë ai e bëri të ditur sapo mbaroi seancën e pyetjeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. “Edhe sikur të ma presin mishin copa copa nuk do ndalem së denoncuari Ilir Metën” e qartësoi edhe njëherë Prifti pozicionin e tij.

LSI: Në sulmin ndaj Ilir Metës, ka autorësi edhe Edi Rama dhe PS

Postuar në 02 Tetor, 2015 15:14

Koalicioni nuk ka probleme. Ai funksionon shumë mirë. Këto dy fjali i kemi dëgjuar disa herë së fundmi nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Dhe pavarësisht se duket e pasaktë, koalicioni mundet që të jetë duke funksionuar mirë. Por ajo që nuk po funksionon është zgjerimi me një pol i politikës shqiptare, që na pëlqen ose jo, aktualisht përfaqësohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ditët po ecin dhe në sfond është sfida e madhe e zgjedhjeve dhe e kodit zgjedhor.

Manjani: “Viktimizimi” i DIA-s përpara arbitrazhit dëmton shtetin

Postuar në 02 Tetor, 2015 15:05

Sipas LSI “viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin. Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani tha se politizimi i tejskajshëm i çështjes do të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar. Sipas tij disa njerëz për interesa personale nxjerrin DIA-­n si kompani të viktimizuar nga shteti në mënyrë që ajo të fitojë gjyqin prej 135 milion euro në gjykatë.

Hetimi i CEZ, si votuan deputetët dhe cilët munguan

Postuar në 02 Tetor, 2015 08:27

Me 54 vota kundër maxhoranca ka rrëzuar dje kërkesën e Partisë Demokratike për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit që mundëson hetimin ndërkombëtar të skandalit të CEZ-it. Kërkesa e demokratëve mori vetëm 50 vota pro dhe 12 vota abstenim. Votimi ka ndarë në dy pjesë Grupin Parlamentar të LSI-së. Ndërsa kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, që është akuzuar nga opozita për përfshirjen në aferën e CEZit, ka votuar pro për hetimin ndërkombëtar. Ilir Meta dhe 8 deputetë të LSI-së bashkuan votat me demokratët për të miratuar projektligjin e opozitës.

Bojaxhi: LSI është gangrena e politikës shqiptare

Postuar në 01 Tetor, 2015 22:56

Në emisionin Top Story në Top Channel, Gjergj Bojaxhi, i cili mori 5.4% të votave në Tiranë, deklaroi se LSI është gangrena e politikës shqiptare. Ai argumentoi se kjo parti përfiton nga kushdo është në pushtet dhe votat e saj i siguron nëpërmjet sistemit të klientelizmit dhe patronazhit. Ai theksoi se jo çdo njeri i LSI-së është i gangrenizuar, por partia si stukturë është një gangrenë politike.

Re.Pu.

Për Obamën, Putinin dhe Assadin...

Postuar në 01 Tetor, 2015 22:51

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë për “Fox Business”, ku flet për zhvillimet në botë. Rama nuk i ka shmangur as disa konsiderata për presidentin rus si dhe për Obamën, që e “ka mbrojtur” edhe nga sulmet e republikanëve.

Më poshtë intervista:

-Kryeministri i Shqipërisë na ka nderuar me praninë e tij. Mirëserdhët zoti Kryeministër.

Faleminderit.

-Çfarë situate!

Pages

Subscribe to RSS - Politikë