Protesta e tregtarëve të Medresesë, Berisha: Arbitraritetit policesk i qeverisë së piktorit dështak
Sali Berisha ka reaguar për protestën e sotme të tregtarëve tek zona industriale e Medresesë, të cilat pretendojnë se gjobiten padrejtësisht nga tatimorët, duke shtuar se janë të pajisur me kasë fiskale dhe liçencë. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha theksoi se kjo qeveri ka dështuar pasi sipas tij po vendosen gjoba për të mbushur gropën prej 300 milionë eurosh. Ndërsa protestën e tregtarëve, e ka quajtur një shembull frymëzues për luftën kundër arbitraritetit policesk të qeverisë. “Bizneset e tregut te Medreses nisin ditën me protestë anti-qeveritare! Të dashur miq, i gjithë tregu i madh në zonën e Medresë që në mëngjes janë në një protestë të fuqishme kundër aksionit antibiznes të tatimit të jashtëzakonshëm, me të cilin qeveria e dështuar Rama- Meta kërkon të mbushë gropën prej 300 milionë eurosh që ka krijuar me vjedhjet e klaneve të kontrabandës qeveritare në dogana dhe evazionin e madh në tatime. Shembulli i tyre është shembull frymëzues për luftën kundër arbitraritetit policesk të qeverisë së piktorit dështak”, shkruan Berisha në faqen e tij të facebookut.
Sot në mëngjes dhjetëra shitës të tregut industrial në zonën e Medresës, kanë protestuar ndaj Drejtorisë së Tatimeve. Ata thonë se janë gjobitur në mënyrë të padrejtë dhe abuzive nga inspektorët e tatimeve, ndërsa kanë shtuar se ende nuk janë të mirëinformuar mbi funksionimin e kasës fiskale. Kështu, mungesa e informacionit është një ndër problemet më të mëdha që ata kanë, por edhe fakti se institucionet nuk u japin informacion të detajuar në lidhje me situatën e tyre.
Add new comment