Në paraburgim gjithë ish-KRRT e Velipojës, 50 leje ndërtimi vetëm një firme
Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për disa ish-zyrtarë të komunës Velipojë, pasi dyshohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, në vijën bregdetare të kësaj zone.
Pasi ka marrë lejen e gjykatës, Prokuroria ka nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest me burg” për Nikollë Markun, ish-Kryetar i Komunës Velipojë, në cilësinë e ish-Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) Velipojë, dhe ish anëtarët Gjovalin Bregnaj, Marash Keçi, Dilë Ndoka, Lekë Simoni, Filip Kercunga, Enver Kotrri, Gëzim Sala, Emiljan Dashi.
Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, në disa mbledhje të KRRT Velipojë, në vitin 2010, kanë dhënë, në kundërshtim të plotë me ligjin, 50 leje ndërtimi në favor të një subjekti të vetëm ndërtues.
Add new comment