Politikë

Urdhri i ri i Ramës: Nëpunësit publikë që nuk marrin kuponin, ndëshkim deri në largim nga puna

Postuar në 21 Shtator, 2015 11:13

Si në rastin e operacionit për energjinë elektrike, qeveria ka vendosur të ndjekë të njëjtën praktikë edhe në aksionin e shpallur të luftës kundër informalitetit në ekonomi: Ta nisë ndëshkimin nga “vetja”.

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një urdhër të vlefshëm për nëpunësit shtetërorë, ku çdo nëpunës që nuk merr kuponin tatimor për çdo blerje që bën do penalizohet deri në largim nga puna.

PS-LSI, shkërmoqja e aleancës vazhdon me zgjedhjet për krerët e qarqeve

Postuar në 21 Shtator, 2015 10:01

Kohët e lumtura kanë mbaruar mes PS-LSI në të gjitha nivelet. Ilustrimi më i ri, përtej këmbënguljeve së njëpasnjëshme të kryeministrit Rama se koalicioni shkon mirë, është votimi për anëtarët e Këshillit të Qarkut Shkodër dhe ai Gjirokastër. PS ka ndarë votat nga LSI dhe ka votuar kandidaturat e djathta dhe jo kandidaturat e LSI që pretendonin minimumi një anëtar në qark.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: “Prezenca e OSBE-së, duhet të qëndrojë. Dekriminalizimi do të shkojë në Kushtetuese”

Postuar në 21 Shtator, 2015 09:31

Ish-Kryetari i Gjukatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, thotë në një intervistë për gazetën “Shekulli” se kërkesa për largimin e OSBE-së është ekstreme. Sipas tij, Prezenca i “duhet Shqipërisë edhe për disa vjet”. “Ky është qëndrim tërësisht ekstremist. Mendoj se është i shpejtuar, dhe për më tepër është subjektiv dhe nuk duhet përkrahur. OSBE-ja edhe për disa vite duhet të qëndrojë, pasi ne shqiptarët jemi mësuar dhe na pëlqen kujdestaria”, thotë Abdiu.

"Tema” publikon faksimilen: Fatmir Mediu, i dënuar në Milano me 3 vjet burg

Postuar në 20 Shtator, 2015 18:25

Gazeta “Tema” ka publikuar para disa minutash faksimile të atoj që duket një vendim gjyqi nga Gjykata e Milanos, e ku figuron si i dënuar shtetasi me emrin Fatmir Mediu. “Tema” shkruan se është Fatmi Mehdiu, ish-ministri i Mbrojtjes, aleat i ngushtë i Partisë Demokratike, tellallja kryesore e dekriminalizimit. Tani faksimilja është një fakt që publikohet, e që do të kërkojë një deklaratë sqaruese nga Fatmir Mehdiu, që akuzohet. Kuptohet nëse zotëria do ta shikojë të dobishme që të sqarojë opinionin.

Ministri i Brendshëm del nga heshtja verore

Postuar në 20 Shtator, 2015 14:29

Pasi vetë kryeministri doli në konferencën me policinë dhe vlerësoi maksimalisht punën e saj në luftën kundër trafikut të drogës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po shfaqet më i shpenguar në reagimet e veta. “Duhet te kisha falenderuar PD qe heret ne mengjes, por s’besoj merziten ti falenderoj pak me vonese per sherbimin e vyer qe po kryejn duke i bere jehone te perditshme sukseseve te Policise se Shtetit. Me shume mirenjohje per Shqupistat”, shkruan ai sot në përgjigje të një deklarate të Edi Palokës nga PD.

“Nuk di të kem parë një opozitë me kaq shumë fat me gabimet e qeverisë. Por opozita nuk ka qenë kaq dobët as në 1997-ën”

Postuar në 20 Shtator, 2015 12:37

Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër shkruan sot për qëndrimin e opozitës e cila sipas tij, nuk po di të përfitojë nga gabimet e qeverisë. Majko del hapur në pozicion kritik kur thotë se “nuk di të kem parë një opozitë që të gëzojë kaq shumë fat me gabimet e qeverisë”. Por Majko shton se opozita nuk është në lartësinë e detyrës dhe ky është fati i qeverisë. “Si rregull, qeveritë fajësohen sidomos për ekonominë kurse opozita është përgjegjëse për debatin politik me të cilin ndërton paralelisht një moral në “pritje” të vendimit të publikut në zgjedhjet e rradhës.

Shqipëria e gatshme të presë deri në 3 mijë sirianë

Postuar në 19 Shtator, 2015 20:02

Në Shqipëri do të vijnë refugjatë sirianë. “Top-Channel” njofton se qeveria shqiptare ka nisur negociatat për të pranuar 3 mijë refugjatë nëse kjo do të kërkohet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Rrefugjatët, UNHCR. “Dy burime qeveritare, në kushtet e anonimatit, i thanë Top-Channel se disa ditë më parë, gjatë një takimi me 7 ministra, zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka kërkuar ngritjen e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Janë njësoj...(Qoftë edhe si aleatë të Ilir Metës)

Postuar në 19 Shtator, 2015 14:47

Vihet re një përpjekje e dëshpëruar e disa personazheve publike që i quajnë edhe analistë, për të ndarë Edi Ramën si njeri dhe politikan me integritet, nga llumi i përgjithshëm i politikës dhe shoqërisë; nga kriminalizimi dhe korrupsioni. Ky “lakrorizim” moral është dëshpërimisht shpresa e fundit se Edi Rama mund të jetë shpresë për këtë vend, për t’u parë ndryshe. Në rastin më të keq fajin e kanë ata poshtë, kurse në më të mirin, është Berisha me të tijtë që vazhdon zhurmën.

Protestat kundër masave të qeverisë nisin nga Shkodra. Reagon Berisha: Revolucion demokratik

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:19

Njerëzit filluan të dalin në rrugë për të kërkuar të drejta që po i kufizohen çdo ditë. Në këtë kuadër ka nisur dhe protesta në Shkodër kundër masave të qeverisë në luftë me informalitetin. Përfaqësues të sindikatave, të biznesit dhe qytetarë të Shkodrës kanë protestuar në pedonalen e qytetit. Protestuesit i kanë quajtur drastike masat e qeverisë kundër informalitetit. “Ne jemi për luftën ndaj informmalitetit, por jo për masat drastike ndaj biznesit”, ka thënë kreu i Bashkimit të Sindikatave, Alfred Tukaj.

Lamtumirë Rilindje - M. Nano: “Nuk është problemi Lezha e Laçi. Shoqëria është tërësisht e korruptuar”

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:10

Mustafa Nano shkruan një opinion në gazetën “Shqip” ku flet për dekriminalizimin. Ideja e Nanos përmblidhet në paragrafin e fundit:  “Problemi nuk është Lezha, Laçi, Kamza etj., apo përfaqësuesit e tyre në parlament e në organet qeverisëse. Problemi është e gjithë shoqëria (public body, public opinion), e cila, në ndryshim nga gjetkë, qoftë dhe në SHBA, nuk është thjesht e çoroditur apo e shastisur. Është dhe e korruptuar. Tërësisht e korruptuar. Aq e korruptuar sa janë vetë votuesit që zgjedhin vullnetmirë banditë gjithfarësoji si përfaqësues të tyret në organet qeverisëse.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë