Shqipëria e gatshme të presë deri në 3 mijë sirianë
Në Shqipëri do të vijnë refugjatë sirianë. “Top-Channel” njofton se qeveria shqiptare ka nisur negociatat për të pranuar 3 mijë refugjatë nëse kjo do të kërkohet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Rrefugjatët, UNHCR. “Dy burime qeveritare, në kushtet e anonimatit, i thanë Top-Channel se disa ditë më parë, gjatë një takimi me 7 ministra, zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka kërkuar ngritjen e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje. Ndërkohë, të hënën, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, pritet ngritja e një komiteti ndërministror, i cili do të koordinojë punën nëse vëndit tonë do t’i kërkohet pritja e emigrantëve. Ky komitet do të shikojë mundësinë e kapaciteteve strehuese për sirianët”, raporton TCh.
Add new comment