Politikë
Rishtetëzimi i CEZ, Komisioni Hetimor do të thërrasë edhe kryeministrin Edi Rama
Komisioni Parlamentar Hetimor për rishtetëzimin e CEZ, do të thërrasë për të dëshmuar edhe kryeministrin Edi Rama. “Duket se Partia Demokratike do thërrasë para komisionit edhe kryeministrin Edi Rama. Gjithësesi palët kanë rënë dakord për të punuar bashkarisht për hartimin e një plani hetimi të përbashkët, i cili do të miratohet mbledhjen e ardhshme”, raporton Top-Channel.
Kokëdhima distancohet nga Balili: Është i LSI-së
Ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima ka reaguar sot lidhur me akuzat që u bënë në adresë të tij dje në parlament për lidhje me Klement Balilin. Kokëdhima thotë se ky i fundit është një propozim i LSI-së dhe se nuk ka njohje personale me të.
Qeveria kërkon përgënjeshtrim nga CNN për Balilin (Letra)
Qeveria nuk e ka gjumin të qetë pas publikimeve në CNN Greek se oficerë të policisë kanë pohuar për homologët grekë pamundësinë për të arrestuar Klemend Balilin, të cilit i ofrohet mbrojtje politike.
Në një letër që mban firmën e Andi Likaj, dërguar CNN grek ambasada jonë ka dhënë sqarimet e nevojshme pas një shkrimi të publikuar pikërisht në këtë media, pak ditë më parë, ku theksohej se ‘Escobari” nuk prekej pasi kishte lidhje të forta me politikanë të lartë në Tiranë.
Ikën Shukriu, PS kërkon të zbulohen organizatorët e puçit
Përmes deputetit të Dibrës, Ulsi Manja qeveria shprehu qëndrimin e saj mbi skandalin e përfshirjes së kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili në afera seksuale. Pavarësisht se dënoi aktin e kryebashkiakut, Partia Socialiste beson se pas skandalit fshihet një skenar politik, të cilin duhet ta zbardhë drejtësia.
Padi kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga Presidenti i Republikës. KLD-ja dënon protestën para Gjykatës Administrative
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka paditur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, për shpifje të konsumuara gjatë një interviste televizve. “Natyrisht që një njeri, kushdoqoftë ai, që vjedh, ka vetëm një emër, hajdut. Dhe unë besoj se shqiptarët nuk mund të kenë në krye të shtetit një hajdut. Hajduti e ka vendin në qeli. Prandaj kjo është një çëshjte që i kalon që sot drejtësisë. Drejtësia ka për qëllim ose të vërtetojë akuzat e Presidentit si hajdut ose përdhosësi të përballet me ligjin.
"Shkarkim nga detyra për zyrtarët që përfliten", tha ministri Manjani. Jo në rastin e Autoritetit Rrugor dhe pas një aksidenti tragjik
DREJTORI XHIKA REFUZON TË SHPJEGOJË PËRSE NUK... by 3-14-15-92
Marrë nga: "Tv Klan"
Rasti “Balili”, lufta e vjetër PS-LSI, një opozitë në jerm dhe një Ministri e Brendshme që nuk është për t’u besuar më
Rasti i Klement Balilit po nxjerr në dritë se deri ku i ka zgjatur duart politika në aktivitete kriminale, mbrojtjen e tyre apo edhe mbështetjen e forcës elektorale mbi njerëz që kanë lidhje me botën e jashtëligjit. Deklaratat e sotme flasin për një instrumentalizim të çështjes e cila për fat të mirë ka nisur nga jashtë.
Dy standarde nga LSI
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi sot se Balili është shkarkuar nga detyra, pasi sipas tij “ky është minimumi që mund të bëhet në rastet kur zyrtarë të ndryshëm Përfliten”.
Kodheli në Gjermani/Zona rreth Serbisë e pasigurtë, kurse Maqedonia ka ende rrugë për anëtarësim. Kërkohet pjesëmarrje në misionet e NATO-s në Egje
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka dhënë një intervistë agjencisë gjernane të lajmeve “Deutsche Welle” në kuadër të vizitës së saj në Gjermani. Kodheli është pyetur për shumë gjëra, por komentet e saj kanë rëndësi në disa çështje, pasi paraqesin pikëpamjen e qeverisë aktuale dhe angazhimet e saj.
Zgjerimi i NATO-s, zona rreth Serbisë e pasigurtë. Maqedonia ka ende rrugë për anëtarësimin
Heshtje kompromisi për Balilin, po e mbrojnë të gjithë. Rama lavdëron policinë
Teksa një Drejtor i Lartë i Administratës Publike është nën akuzë si një prej drejtuesve kryesorë të një prek karteleve më të mëdha të drogës në Europë, si qeveria ashtu dhe opozita kanë devijuar deklaratat dhe diskutimet për zyrtarin që akuzohet për lidhjet me Ilir Metën dhe bashkëpronësinë e hotelit “Santa Quaranta” në bregdetin e Sarandës. Gjatë diskutimeve në seancën plenare kryeministri Edi Rama nuk tha asnjë fjalë për Drejtorin e Administratës së tij të emëruar nga LSI, duke mos atakuar aleatin e ngushtë në qeveri, Ilir Meta.