Politikë
Lu dhe Vlahutin, emisarët e reformës në drejtësi. Kryeministri: Është edhe në interesin e BE-së
Dy ambasadorët aktivë në Tiranë, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe Romana Vlahutin e Bashkimit Europian, kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “Jemi në një udhëkryq të pazakonshëm”, tha Donald Lu, ndërkohë që Vlahutin, e cilësoi prezencën e tyre në mbledhje si pjesë të dialogut dhe jo shkelje të sovranitetit. Nga ana e vet, kryeministri Edi Rama, ka synuar ta arsyetojë si të dobishëm prezencën e ambasadorëve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, duke shtuar madje se reforma në drejtësi është interes edhe i BE-së.
Një telefonatë me Shullazin
“Burime serioze, oficerë që janë në dijeni dhe që kanë qenë prezentë në aksion, dëshmojnë se Sajmir Tahiri ka folur me Emiliano Shullazin përmes telefonit të nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Ermal Muça.Ky funksionar i policisë rezulton të jetë një nga personat e besuar për shumë paligjshmëri e trafiqe që bëhen me dijeninë dhe bekimin e Tahirit. Nëse prokuroria merr pamjet e dy muajve të fundit të lokalit ku ndodhi ekzekutimi i Elton Çiços, do të shohë se pothuajse çdo natë Ermal Muça dhe Qebini i doganave ishin në shoqërinë e viktimës.
Ky është hoteli i Aristidh Kokëdhimës buzë detit në Qeparo (Video)
Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit njoftoi vijimin e aksioneve të saj për prishjen e ndërtimeve pa leje nё Dhёrmi dhe Vuno ne kuadёr tё projektit pёr rehabilitimin e zonave muzeale. Pёr shkak tё terrenit, dy nga objektet e planifikuara janë prishur me mjete dore. Ndërkaq nga një vëzhgim në terren vazhdon puna për ndërtimin e hotelit buzë detit në Qeparo në pronësi të vëllait të ish-deputetit Koço Kokëdhima. Për këtë ndërtim ka një padi nga PD në Gjykatë si ndërtim i paligjshëm, ndonëse Policia e quan ndërtim të ligjshëm.
Debati në grupin e PD, pro dhe kundër reformës së ambasadorëve
Zbardhja e diskutimeve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka qartësuar disi edhe pozicionin që partia më e madhe e opozitës ka për reformën në drejtësi. Në PD ka një debat të brendshëm për cilësinë e draftit të ndërkombëtarëve që ndoshta reflekton edhe skepticizmin e ish-ministrave për qëllimin e vërtetë të reformës. Ndaj shumë prej tyre janë shprehur kundër draftit dhe pranisë së ambasadorëve Vllahutin e Donald Lu në mbledhjet e grupeve parlamentare.
Poshtërimi i klasës politike. Reagim vetëm nga një politikane femër
Sot mediat raportuan se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pati debate për shkak të pjesëmarrjes në të ambasadorit amerikan Donald Lu. Qarkulloi një informacion se Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe një politikane që nuk ndan të njëjtin qëndrim me Lulzim Bashën për mënyrën e sjelljes së opozitës, u përball me këtë të fundit.
Parimisht ranë dakord të nisin diskutimin nen për nen
Pas vërejtjeve që parashtroi një ditë më parë për draftin e reformës në drejtësi Partia Demokratike sot ra dakord për të filluar diskutimet nen për nen të këtij drafti. “Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim”-tha nw deklaratwn e tij Eduard Halimi.
Nuk është më deputet
Koço Kokëdhima nuk është më deputet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur t'i heqë mandatin duke i dhënë të drejtë ankesës së opozoitës se deputeti kishte papajtueshmeri, pasi kishte përfituar fonde publike. Vendimi është marrë paraditen e së hënës. Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi të respektonte procedurën kushtetuese. Fillimisht mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në këtë Gjykatë dhe ajo i dha të drejtë.
Jemi në fazën e konvergjencës
Edhe qeveria shqiptare festoi sot Ditën e Europës me një aktivitet në sheshin Nënë Tereza dhe një fjalim të kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë e lidhi 9 Majin me reformën në drejtësi, miratimi i së cilës sipas tij do të çelë dyert e Europës për shqiptarët. Nisur nga debati për nenin 25 të draftit të ekspertëve të huaj për përjashtimin e ish-ministrave nga hetimi për korrupsion, Rama ripërsëriti se turbullira që u krijua erdhi si pasojë e një lapsusi të ndërkombëtareve dhe se të dyja palët janë në fazën e një ekuilibri linear që në gjuhën mekanike njihet si konvergjencë.
Socialistët nuk kanë burrëri. Reforma në drejtësi do përfundojë me pazaret “buzë më buzë e gojë më gojë”
Historiani Pëllumb Xhufi i ka dhënë një intervistë gazetës “Dita” në të cilën komenton disa zhvillime të ditës. Ndërsa e cilëson Sali Berishën një njeri të serbëve në Tiranë, Xhufi, ish-deputet dhe ish-zv.ministër, shton për reformën në drejtësi: “Nëse shohim pikën nga nisi reforma në drejtësi, dhe pikën ku ka mbërritur, mund të konstatojmë rënien në pikiatë të saj dhe, ka të ngjarë që kjo reformë të përfundojë në xhepin e atyre që parashikohej të ishin objektivi dhe viktima e saj.
Basha propozon votim elektronik
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Sipas kreut tw opozitws, Partia Demokratike ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar.