Ky është hoteli i Aristidh Kokëdhimës buzë detit në Qeparo (Video)

Postuar në 10 Maj, 2016 11:38

Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit njoftoi vijimin e aksioneve të saj për prishjen e ndërtimeve pa leje nё Dhёrmi dhe Vuno ne kuadёr tё projektit pёr rehabilitimin e zonave muzeale. Pёr shkak tё terrenit, dy nga objektet e planifikuara janë prishur  me mjete dore. Ndërkaq nga një vëzhgim në terren vazhdon puna për ndërtimin e hotelit buzë detit në Qeparo në pronësi të vëllait të ish-deputetit Koço Kokëdhima. Për këtë ndërtim ka një padi nga PD në Gjykatë si ndërtim i paligjshëm, ndonëse Policia e quan ndërtim të ligjshëm. “Objekti 3-katësh në buzë të detit, në vendin e quajtur Skalomë në Qeparo është i vendosur në një sipërfaqe 6300 m2, e cila është pronë e shtetasit Aristidh Kokëdhima, e vërtetuar me aktin e marrjes së tokës në pronësi, me numër të aktit 17937 në ngastrën 219 me kufi, në Veri Odise Sava, Jorgo Kondi dhe Liso Lani, në Lindje nga lumi, në jug nga deti dhe në Perëndim nga zhavorishte. Ai është zhvilluar në tokën e Aristidh Kokëdhimës, të fituar me ligjin 7501, dhe me leje ndërtimi të lëshuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë 12 vjet me parë”-sqarohet në komunikatën e policisë së Vlorës (lexo këtu për më shumë).

Nga pikëpmaja e respektimit të kritereve teknike, ndërtimi në fjalë është shumë i ngjashëm me pallatin e shembur me tritol në dhjetor të vitit 2013 në dalje të Vlorës, nisur nga distanca që dy objektet kanë nga deti. Asokohe gazeta “Shekulli” me botues Koço Kokëdhimën e raportonte kështu ngjarjen: Duket se kompleksi “Jon”, i njohur ndryshe si “pallati i Bashës”, do të shembet përfundimisht ditën e dielë, në mesditë. Ky është informacioni më i fundit, i marrë nga Policia e Vlorës. Duket se gjithçka po bëhet gati që godina 8 katëshe të shpërthejë me lëndë eksplozivi të telekomanduar (lexo më shumë). 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.