Parimisht ranë dakord të nisin diskutimin nen për nen
Pas vërejtjeve që parashtroi një ditë më parë për draftin e reformës në drejtësi Partia Demokratike sot ra dakord për të filluar diskutimet nen për nen të këtij drafti. “Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim”-tha nw deklaratwn e tij Eduard Halimi. Kjo dakordësi u raportua si miratim në parim i reformës në drejtësi, për të cilin pati një reagim edhe ambasada amerikane. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomanimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi”-thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.
Add new comment