Qeveria kërkon përgënjeshtrim nga CNN për Balilin (Letra)
Qeveria nuk e ka gjumin të qetë pas publikimeve në CNN Greek se oficerë të policisë kanë pohuar për homologët grekë pamundësinë për të arrestuar Klemend Balilin, të cilit i ofrohet mbrojtje politike.
Në një letër që mban firmën e Andi Likaj, dërguar CNN grek ambasada jonë ka dhënë sqarimet e nevojshme pas një shkrimi të publikuar pikërisht në këtë media, pak ditë më parë, ku theksohej se ‘Escobari” nuk prekej pasi kishte lidhje të forta me politikanë të lartë në Tiranë.
Sipas letrës, Ambasada shqiptare përgenjeshtron informacionin e publikuar, duke theksuar se ” asnjë oficer i policisë shqiptare nuk ka deklaruar se Baroni shqiptar gëzon mbrojtje politike në Tiranë”.
“Policia shqiptare dhe çdo oficer i cili ka hetuar rastin në fjalë nuk ka bërë një deklaratë të tillë, policia ka bërë kontributin më të madh në hetimin dhe çmontimin e kësaj organizate….” thuhet mes te tjerash në letër.
Add new comment