Opinion

Gabimet e elitave

Postuar në 10 Janar, 2019 23:34

Nëse vala nacionaliste-identitare po vjen duke u forcuar në Europë (mendoj se është më i saktë ky term sesa termi populizëm. Populizmi në fakt, mund të ketë përmbajtje dhe orientime shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe nëse ka ndonjë gjë, kjo është vetëm një nga rezultatet e shumta të mundshme të valës së lartpërmendur) nëse kjo ndodh, e kisha fjalën, është një njësi e mirë matëse për arsye sa logjike, aq edhe të injoruar: domethënë, për dështimin e elitave tradicionale të kontinentit.

Mposhtja e historisë dhe një dështim monumental i kryeministrit në modë në vitet '2000

Postuar në 09 Janar, 2019 05:42

Çfarë do të ndodhte nëse ndërtesat e arkitekturës fashiste bareze do të fillonim t’i shembnim? Nëse pallatet në lungomaren monumentale do t’i hidhnim përtokë ose nëse këtë fund do ta kishin ndërtesa e njohur si Casa del Portuale (Shtëpia e Portit) apo Casa del  Mutilato? Me shumë gjasa, asgjë. Ndërtesat fashiste të qytetit tonë, njësoj si ato të Asmaras (sot në listën e trashëgimive të njerëzimit), Tripolit, Rodit, Adis Abebës, Tiranës, janë ngritur në të njëjtën periudhë koloniale, gjatë të cilës Bari ishte një prej pararojave të imperializmit italik.

Uashingtoni është realitet, Brukseli është mit

Postuar në 08 Janar, 2019 15:35

Gjatë muajit dhjetor 2018 ka pasur disa zhvillime që e kanë bërë më të theksuar qëndrimin e Uashingtonit në favor të Kosovës dhe qëndrimin përjashtues të Brukselit ndaj saj. Kjo u pa që nga gjestet simbolike e deri te qëndrimet politike. Fjala vjen, në ceremoninë e varrimit të ish presidentit amerikan, Xhorxh Bush (Plaku), presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, iu rezervua një vend shumë i favorshëm, duke e vënë në plan më vizibil, në krahasim edhe me disa liderë botërorë.

Lojërat e rrezikshme me kufijtë në Ballkan

Postuar në 07 Janar, 2019 09:11

Autoritetet serbe kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili tha se "kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë është hequr sipas parimit të Shengenit". Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin thotë se kjo është një përpjekje për krijimin e "Shqipërisë së Madhe", e cila sipas tij, "nuk mund të krijohet pa konflikte në mbarë Ballkanin, e jo vetëm me Serbinë“. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka akuzuar autoritetet në Prishtinë për "cënimin e stabilitetit rajonal".

HIV/AIDS, mbetet ende luftë e gjatë në Europë

Postuar në 02 Janar, 2019 17:17

Një raport i përbashkët i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) ngre alarmin për numrin e madh të të diagnostikuarve me HIV/AIDS në Europë.

Me rreth 160 000 njerëz të diagnostikuar me HIV, viti 2017 shënoi një tjetër vit alarmues përsa i përket përhapjes së virusit HIV në rajonin europian", thuhet në raport.

2019, testi i populizmit në BE

Postuar në 29 Dhjetor, 2018 10:57

Ku ka mbetur ajo fryma europiane e bashkëpunimit dhe pajtimit në kapërcyellin e viteve? Mjafton të shohësh situatën në disa vende të BE-së për të kuptuar, se Bashkimi Europian nuk i ka punët mirë.

Vatra krize kudo

Rrëshqitja në kolaboracionizëm

Postuar në 25 Dhjetor, 2018 16:58

Kthimi në atdhe i eshtrave të Mit’hat Frashërit dhe ceremonitë që iu rezervuan në këtë rast, turbulluan ujërat dhe ndezën debate, që treguan qartazi se opinioni, edhe pas kaq vitesh, vazhdon të jetë i ndarë në vlerësimin e kësaj figure komplekse, me një veprimtari e trashëgimi të pasur në disa fusha të aktivitetit shoqëror e kulturor, por dhe me probleme, jo të pakta, në fusha e momente të tjera prove për vendin, të gjitha këto në harkun e dy periudhave nga më të rëndësishmet, por dhe më të debatuara në Historinë e Shqipërisë, Pavarësisë dhe Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Kushtetuta shqiptare dhe efektiviteti në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 11:38

Është emblematike paraqit ja e Charli Chaplin në filmin tashmë klasik “Kohët Moderne”, në të cilin Sharloti endet rrugëve të Amerikës i lirë, por i pazotë ta gëzojë lirinë e tij, pasi i papunë, i pastrehë, i pangrënë, me pak fjalë i pashpresë dhe e vetmja mënyrë efikase që ka për ta përdorur këtë Liri është ta japë atë në këmbim të një strehe, një shtrati dhe një vakti të ngrohtë, të cilat i gjeti me shumë bujari prapa hekurave të një qelie.

Nëse Macron dështon, atëherë Europa dështon

Postuar në 23 Dhjetor, 2018 15:02

Sociologu i famshëm politik gjerman, Max Wever dikur u shpreh se dy forcat kryesore të pushtetit revolucionar ishin karizma dhe racionaliteti. Karizma varet nga entuziazmi, racionaliteti nga intelektualizimi. Sipas këtij modeli Emmanuel Macron do të duhej të ishte revolucionari ideal. Ai gërsheton karizmën dhe inetelektin si pak të tjerë dhe beson në nevojën për të ndryshuar Francën, Europën dhe botën. Libri për fushatën e tij quhet thjesht: Revolucion. Macron e sheh veten si ai që di çdo gjë në kuptimin  më të mirë të fjalës por kjo është pikërisht edhe dobësia e tij më e madhe.

Na duhet një Dhjetor i Dytë, qoftë edhe në Janar...

Postuar në 18 Dhjetor, 2018 21:41

 Lëvizja e tanishme e studentëve të Universiteteve publike është me kërkesa përgjithësisht të drejta për trajtimin e tyre dhe sistemin e Arsimit të Lartë. Ato duhet të merren parasysh dhe të shqyrtohen nga shteti (Legjislativi dhe Ekzekutivi) sa më parë dhe me afate realizimi të përcaktuara qartë.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion