Gabimet e elitave

Postuar në 10 Janar, 2019 23:34
Ernesto Galli della Loggia

Nëse vala nacionaliste-identitare po vjen duke u forcuar në Europë (mendoj se është më i saktë ky term sesa termi populizëm. Populizmi në fakt, mund të ketë përmbajtje dhe orientime shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe nëse ka ndonjë gjë, kjo është vetëm një nga rezultatet e shumta të mundshme të valës së lartpërmendur) nëse kjo ndodh, e kisha fjalën, është një njësi e mirë matëse për arsye sa logjike, aq edhe të injoruar: domethënë, për dështimin e elitave tradicionale të kontinentit. Para se të ishte politik, ky dështim ishte një dështim ideologjik-kulturor dhe erdhi kryesisht për shkak të identifikimit me globalizimin dhe ideologjinë e tij, ide që nisën të përhapeshin që nga vitet ‘80 dhe ‘90 të shekullit të kaluar; maksimumi dhe pothuajse e vetmja pikë referimi, perspektive e vërtetë praktike dhe ideale e elitave perëndimore. Ky kalim te globalizimi ndodhi për shkak të njohjes së krizës, e perceptuar si e pandreqshme, nga tri shtyllat mbi të cilat Perëndimi kishte arritur rindërtimin e politikës së pasluftës: a) kriza fetare e krishterimit në tkurrje progresive përballë ofensivës së sekularizimit; b) kriza e shtetit social, d.m.th. e rishpërndarjes së të ardhurave kombëtare, gur themeli i ndërmjetësimit social që u praktikua nga të gjitha forcat qeveritare duke filluar me ato social-demokratike; c) kriza e shtetit kombëtar e lënë mënjanë nga internacionalizmi hegjemonik i shumëfishtë në skenën botërore.

Përballë një krize të tillë, që në thelb ishte kriza e të gjithë universit politik që i kishte pasur protagoniste për më shumë se gjysmë shekulli, elitat perëndimore përqafuan një perspektivë të re: globalizimin. Dhe mbi bazë të tij bënë presupozimet e tyre ideologjike: a)liberalizëm dhe  besim i plotë në mekanizmat e tregut, b) individualizëm në bazë, c) parëndësia historike-kulturore e supozuar e kufijve kombëtarë dhe nevoja për kapërcimin e tyre. Por natyrisht, për të ruajtur konsensusin te i cili mbahen, ato nuk mund të shpëtojnë nga premtimi ndaj opinioneve të tyre përkatëse publike se sidoqoftë kthesa jo vetëm që do të sjellë vazhdimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e të ardhurave të mëparshme, por do të nënkuptojë gjithashtu një zgjerim global të lirisë dhe demokracisë (dezintegrimi i bllokut komunist i sapondodhur, lufta e parë e Gjirit, revolta e Sheshit Tiananmen në Pekin, a nuk shërbyen për të provuar këtë?

Historia e dhjetë viteve të fundit është historia e dështimit të këtyre premtimeve. Dhe kjo është arsyeja pse në pothuajse të gjitha vendet perëndimore, elitat tradicionale janë duke kaluar nëpër një proces të përgjithshëm të delegjitimimit që fut në krizë sistemet e tyre përkatëse politike. Kjo është arsyeja pse ne po shohim kudo sukseset e sulmit nacionalist-identitar kundër tyre dhe kundër partive të tyre.

Në fakt, para së gjithash dështuan pritshmëritë ekonomike. Siç ishte ndoshta e pashmangshme (por sidoqoftë jo e parashikuar në një masë të tillë), nga pikëpamja e prodhimit dhe rritjes relative të PBB-së, globalizimi ka favorizuar shumë më tepër zonat jashtëevropiane ku kontinenti ynë u ka hapur dritën jeshile fenomeneve masive të delokalizimit dhe çmontimit industrial (pra humbja e punësimit). Nga ana e saj, liria absolute e lëvizjes së kapitalit ka prodhuar një financiarizim patologjik të ekonomisë, jo më pak shkak të krizave të mëdha bankare që kanë pasur pasoja të forta recesive.

Mbi këtë panoramë gri u përplas dallga e madhe e dy ndryshimeve epokale, të dyja të pavarura si  burim i globalizimit, por që kanë tërhequr forcë prej tij dhe përfunduan duke u ngatërruar simbolikisht me të.

Ndryshimi i parë ishte revolucioni elektronik-telematik, futja kudo e kompjuterit. Veçanërisht ky fakt ka pasur pasoja përçarëse në tregun e punës. Shumë sektorë janë shkatërruar, shitja me pakicë është tronditur nga e-commerce dhe të gjitha punët kanë pësuar ndryshime thelbësore që i kanë detyruar punonjësit e tyre të rikualifikohen ose të largohen. Viktimat kryesore ishin disa shtresa të klasës së mesme dhe individë të moshës së pjekur: në tërësi një pjesë jo e parëndësishme e popullsisë.

Fraktura e dytë erdhi për shkak të kombinimit të fenomeneve si sulmet e 11 shtatorit, që konsistuan në përhapjen e fundamentalizmit islamik nga Azia në Afrikë në metropolet e Evropës, në shpërthimin e Lindjes së Mesme, me emigracionin trans-mesdhetar.

Efekti i përbashkët i këtyre të dyjave, së bashku me fenomene që investimi ideologjik i zbatuar në 30 vitet e fundit nga elitat perëndimore mbi globalizimin, pra basti që kishte për qëllim ta bënte këtë busullën për zgjedhjet strategjike dhe njëkohësisht edhe bazën afatgjatë për konsensusin për regjimet në vendet e tyre, pra edhe për vijimin e hegjemonisë së vet politike në shekullin e ri, humbi.

Shkurtimisht, shpresa për të zëvendësuar me përbërës të vjetër ideologjikë siguritë e vjetra që kishin udhëhequr zhvillimin e demokracive evropiane pas vitit 1945, ishte e kotë.

Përfundimisht, epoka e globalizimit do të përfaqësojë edhe destinacionin tonë përfundimtar, siç është përsëritur me vite, por fakti është se deri tani ai nuk ka sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve të jetesës së popullsisë perëndimore. As nuk ka siguruar ekzistencën e një bote më "miqësore" dhe paqësore, një konvergjencë të kulturave, një përhapje të vlerave të lirisë dhe institucioneve të saj. Ndërkohë që mbizotërojnë organizatat ndërkombëtare apo shumëkombëshe si Bashkimi Europian, që për globalizimin do të duhej të ishin në një farë mënyre ndërfaqja e privilegjuar, dhe klasat drejtuese të kontinentit belbëzojnë ose nuk mund të bëjnë asgjë tjetër veçse të përsërisin recetat e vjetra.

Për këtë dështim, sigurisht, protesta nacionaliste-identitare kundër elitës nuk është në gjendje të ofrojë as në distancë një alternativë e besueshme. Është vetëm protestë e pastër dhe kaq. Nuk është mjekim, por në njëfarë mënyre është vetë sëmundja. Por baza e mbarështimit të virusit nuk është në këtë protestë që vjen nga poshtë: ajo është në krye

/Corriere della Sera/TemATv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.