Lajme
Ka për të qenë lufta më e madhe në Europë që nga viti 1945
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar në një intervistë për BBC-në se rusia po planifikon luftën më të madhe në Europë që nga viti 1945.
Të gjitha shenjat tregojnë se plani në disa drejtim ka nisur
është shprehur Johnson.
Sars-CoV-2 vendos kontakte të nivelit më të lartë
Mbretëresha e Anglisë Elisabeth II është testuar pozitive me CoVid-19 dhe siç raportohet po e kalon sëmundjen me simptoma mesatare.
Etiopia inauguron nisjen e prodhimit të energjisë nga diga e madhe e Nilit
Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed ka inauguarua zyrtarisht nisjen e prodhimit të energjisë elektirke nga diga madhe e Nilit Blu. Një projekt miliardash që ka vënë Etiopinë në konflikt me Egjipitin dhe Sudanin, për shkak se ajo kufizon regjimin hidrik të një lumi jetik për këto dy vende.
Kjo digë e madhe u ndërtua nga etiopianët por jo vetëm për ta më tepër sesa për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona afrikane që përfitojnë prej saj
A mund të dënohen ata që luftojnë në konflikte të huaja?
Deklarata e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov se në Ukrainë janë përfshirë shtetas shqiptarë si ushtarë, ka hapur debatin e krijuar nga ligji shqiptar për pjesëmarrje në aktivitete ushtarake jashtë vendit.
Në Shqipëri premtohen miliarda, nuk vijnë miliarda, por vidhen miliarda
Në Shqipëri ka një projekt për ndërtimin e portit në Durrës. Thonë se do hidhen 2 miliardë dollarë.
Në Shqipëri u fol për ndërtimin e një porti në Karpen, madje u miratua edhe një ligj i posaçëm. 5 miliardë dollarë u fol se do të vinin.
Në Shqipëri u fol për një kullë 250 milionë dollarë në Tiranë.
Pra vetëm për këto 3 projekte janë përfolur 7 miliardë 250 milionë dollarë. Nuk është keq. Nëse këto para do të vinin. Por ata nuk kanë ardhur.
Një sinjal i parë zyrtar për Open Balkans nga SHBA. Escobar: Pro krijimit të Asosacionit në Kosovë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe në Kosovë duke dhënë garanci se ky entitet që vjen në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe madje shkon në drejtim të forcimit të sovranitetit të shtetit. Këto janë komentet e bëra ngai Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në sesionin e radhës në Nënkomitetin për Çështjet me jashtë dhe për Europën në Senatin Amerikan.
BE-ja heq kufizimet e pandemisë në mesin e muajit mars
Vendet e Bashkimit Europian pritet të heqin masat e mbetura kufizuese që kanë të bëjnë me pandeminë e CoVid-19 në mesin e muajit mars të këtij viti. Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris ka bërë njoftimin në mediat greke duke shtuar se vendimi do të marrë në konsideratë presionin e secilit vend mbi sistemin kombëtar shëndetësor.
Aktualisht edhe Greqia ka vendosur të heqë kufizimet në një moment kur sipas ministrit shkalla e vaksinimit është 81%.
Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Ilir Meta nuk shkarkohet si President
Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka marrë sot përgjigje përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese e cila ka hedhur poshtë atë si të pabazuar.
Gjykata Kushtetuese, pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure.
Mitsotakis: Greqia nuk ka ndryshuar pozicion për Kosovën, por mbështesim dialogun
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar nga Beogradi se pozicioni i Athinës zyrtare për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.
Dua të bëj të qartë se qëndrimi i vendit tim mbetet i pandryshuar, por ne duam të shohim normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo është arsyeja pse ne mbështesim dialogun, si dhe përpjekjet e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak
tha Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka firmosur sot dekretin e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 3 prill të këtij viti.
Po njoftoj zgjedhjet parlamentare për datën 3 prill 2022. U bëj thirrje qytetarëve të Serbisë të votojnë, të tregojnë kapacitetet demokratike të vendit, sesa e rëndësishme është të pranosh planet dhe programet për të ardhmen. Le të fitojë më i miri! Qytetarë të Serbisë, Ju uroj zgjedhje të mira!
shkruan Vuçiç në Instagram.