Në Shqipëri premtohen miliarda, nuk vijnë miliarda, por vidhen miliarda

Postuar në 18 Shkurt, 2022 14:43

Në Shqipëri ka një projekt për ndërtimin e portit në Durrës. Thonë se do hidhen 2 miliardë dollarë.

Në Shqipëri u fol për ndërtimin e një porti në Karpen, madje u miratua edhe një ligj i posaçëm. 5 miliardë dollarë u fol se do të vinin.

Në Shqipëri u fol për një kullë 250 milionë dollarë në Tiranë.

Pra vetëm për këto 3 projekte janë përfolur 7 miliardë 250 milionë dollarë. Nuk është keq. Nëse këto para do të vinin. Por ata nuk kanë ardhur.

Nga ana tjetër në Shqipëri në rrugën Durrës-Kukës u vodhën 200 milionë euro. Pastaj 400 milionë me aferën e CEZ-it, më pas 430 milionë me inceneratorët dhe pa ndalim me rrugët.

Pra po themi se korrupsioni ka kapur shifrat e 1 miliardë dollarëve në tërësi. Jo vetëm për këto vepra. Këto shifra janë reale dhe të prekshme, janë arsyeja pse ky vend po shtrembërohet derisa të fundoset.

Ndaj në bilancin e ëndrrave për të thithur dhe oreksit për të vjedhur, ne patjetër që figurojmë me një deficit të hatashëm të cilin nuk ka fasadë që e mbulon.  

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

C'u be me ate projektin madheshtor te gazit, 'kollona e peste' ... me falni, 'korridori i tete', qe do furnizonte me gaz gjithe boten si dhe planetet qe do zbuloheshin ne te ardhmen, a ka perfunduar se ndertuari, apo do edhe pak dekada?

Submitted by emri (not verified) on

ja ta them une. nje vere ne uje. me problemin e gazit qe egziston midis West dhe Rusise nuk do levize asnje gje. dhe ky projekt e ka diku rubinetin e gazit te kontrolluar nga ruset me perqindje e ku e di une ne prodhimin e gazit, e po nuk u sheshuan ato ... nuk behet gje.

U premtua gaz pa fund (bile ne do perdorninm gaz mqs na kalonin tubat fiks para ruges me balte te fshatit ku jemi ne fushen e korces).
pa do shqepej kalabria e italia me gaz e do merte flake taka e cizmes italiane, e u premtua qe ne te njejtat tuba do dergohej dhe uje nga vendi yne i pasur me burime ujore, qe te shuhej kjo flake .... nuk e di derman ne po me ndjek se u bera lemsh dhe vete ndiz e shuaj premtimet.
e cte te them me, kusurin mbushe vete vellai ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.