Etiopia inauguron nisjen e prodhimit të energjisë nga diga e madhe e Nilit
Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed ka inauguarua zyrtarisht nisjen e prodhimit të energjisë elektirke nga diga madhe e Nilit Blu. Një projekt miliardash që ka vënë Etiopinë në konflikt me Egjipitin dhe Sudanin, për shkak se ajo kufizon regjimin hidrik të një lumi jetik për këto dy vende.
Kjo digë e madhe u ndërtua nga etiopianët por jo vetëm për ta më tepër sesa për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona afrikane që përfitojnë prej saj
është shprehur një prej zyrtarëve që morën pjesë në ceremoni.
Projekti ka kushtuar 4.2 milirdë dollarë dhe pritet të prodhojë 5000 magavatë energji elektrike, duke dyfishuar prodhimin aktual të vendit. Pretendimet e Egjipit në aspektin juridik referojnë një traktat të viti 1929 që i jep këtij vendi të drejtën e vetos për ndërtimin e projekteve të energjisë përgjatë lumit. Në vitin 1959 një tjetër traktat i rriti të drejtat egjiptiane që fitonte 66% të kanalizimit të fluksit të lumit përkundrejt 225 nga Sudani.
Add new comment