Lajme
Pandemia që rrëzoi mitin progresit të shkencës dhe që kërcënon rendin aktual
E gjithë bota po përpiqet të gjejë një kurë apo një vaksinë kundër CoVid-19. Flitet për miliarda dollarë të hedhur në këtë drejtim, por asgjë nuk duket në horizont. Në SHBA, ekipe të ndryshme studimore kanë konkluduar se kundër koronavirusit mund të jenë efektive 64 medikamente, nga të cilat 24 janë miratuar nga administrata amerikane. Mes tyre më të përfolurit dhe ata që po testohen më shumë janë, azitromicina, klorokina, interferon beta, remdesivir, tocilizumab etj..
Qeveria përkrah oligarkët dhe bosët e ndërtimit dhe karburantit
Biznesi i vogël dhe i mesëm që prej dy muajsh po has në vështirësi të mëdha financiare që prej shpërthimit të pandemisë. Shumë prej tyre janë detyruar të heqin punonjësit nga puna, pasi ndihma financiare nga shteti ka qenë e papërfillshme. Këtë e pohoi në studion e TvT, Shpëtim Agolli, kryetar i Shoqatës së Biznesit të vogël e të mesëm.
Prishja e Teatrit, tani në emër të shumicës
Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për projektin e Teatrit Kombëtar dhe në këtë kuadër, z. Rama ka deklaruar thatë se ai përfaqëson shumicën dhe si shumicë vendimet e saj nuk mund të përmbysen nga një pakicë.
Pra pas kaq kohësh përballje për një temë kaq të ndjeshme, kryeminstri, që gëzon aktualisht një klimë politike relativisht të qetë, tregon kartonat në Kuvend.
Për cilin treg e ka fjalën ministri?
Sot, ministri i Turizmit Blendi Klosi është pyetur në një intervistë televizive për çmimin e çadrave në plazhe të caktuara të Shqipërisë që raportohen deri në 50 euro. Ministri është përgjigjur se këtu shteti nuk ndërhyn dot sepse është çështje e kërkesë - ofertës dhe tarifave të pushtetit vendor.
Infektohet me CoVid-19 edhe zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peskov
Pas kryeministrit dhe dy ministrave edhe zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov është deklaruar si infektuar me CoVid-19.
Po, u sëmura dhe po trajtohem
është shprehur ai.
Ai është personi i dytë në stafin e Putin që infektohet dhe nga zyrtarët e lartë i pesti.
Në Shqipëri nuk ka oligarkë
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një të ashtuquajtur bashkëbisedim me gazetarët e televizioneve të ndryshme.
E ashtuquajtur sepse bashkëbisedimi është në fakt një inskenim demokracie me role të paracaktuara. Burime të ndryshme i thanë ResPublica se bashkëbisedimi është organizuar një ditë më parë me kushtin një gazetar-një pyetje. Xhanëm z. Rama në varësi të situatës së “bashkëbisedimit" mundet ta tolerojë edhe një pyetje të dytë ndërkohë që pyetjet janë kërkuar një ditë më parë.
Vaksina, kura kundër CoVid-19, ende larg. Tani propozohet Plani B
Shkencëtarë të ndryshëm po sugjerojnë që qeveritë e prekura rëndë nga pandemia e CoVid-19 duhet të nisin të mendojnë për një Plan B, që është në fakt pranimi bashkëjertesës për një kohë të gjatë me virusin.
Nëse ajo që po vjen mund të quhet Normale
Lani duart! Kjo ekzigjencë që mendohej si personale dhe e vetëkuptueshme është shndërruar befas në direktivë shëndetësore globale. Masat lehtësuese në thuajse të gjitha vendet e Europës po shoqërohen me protokolle sigurie, apo që pretendojnë se janë të tilla. Distanca, maska, jo më shumë se katër veta në tavolinë dhe thirrja: Lani Duart! Në Hollandë p.sh ata që hyjnë në lokale duhet të lajnë duart dhe të përgjigjen pyetjeve për shëndetin e tyre.
Kulla në Tiranë për këdo që aplikon dhe ka truallin
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka shpallur se ndërtimi i kullave do të vazhdojë në kryeqytet. Kudo ku planifikon Bashkia ato do të ndërtohen. Gjatë një lidhjeje me syri.net, Veliaj është pyetur për Teatrin dhe ndër të tjera tha:
Situata po normalizohet, por askush nuk po flet për fundin e epidemisë
Epidemia e koronavirusit po shkon drejt fundit, por askush nuk po njofton fundin e saj. Ndonëse në nivel të përgjithshëm numri i rasteve të reja, shtrimeve dhe vdekjeve po vjen duke u ulur, asnjë mjek nuk ka deklaruar se kjo që kaluam ishte një grip i zakonshëm.
Në Gjermani dhe në Kinë ka një riaktivizim të virusit pas lehtësimit të masave, riaktivizim i cili nuk dihet sesi do ta ketë ecurinë.
Edhe Serbia, një nga vendet më të goditura në Ballkan, ndonëse ka njoftuar lehtësim masash, ka paraljmëruar se kjo epidemi nuk mbyllet me muajin maj.