Në Shqipëri nuk ka oligarkë

Postuar në 12 Maj, 2020 16:09

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një të ashtuquajtur bashkëbisedim me gazetarët e televizioneve të ndryshme. 

E ashtuquajtur sepse bashkëbisedimi është në fakt një inskenim demokracie me role të paracaktuara. Burime të ndryshme i thanë ResPublica se bashkëbisedimi është organizuar një ditë më parë me kushtin një gazetar-një pyetje. Xhanëm z. Rama në varësi të situatës së “bashkëbisedimit" mundet ta tolerojë edhe një pyetje të dytë ndërkohë që pyetjet janë kërkuar një ditë më parë.

Pra kemi një bashkëbisedim me skenar të paracaktuar. Në këtë kuadër përgjigjet e kryeministrit duken sportive dhe të shpenguara por në fakt ato janë të studiuara përmes pyetjeve jospontane. Lexoni mënyrën sesi z. Rama përkufizon oligarkinë: 

Unë i mbetëm asaj që kam thënë, që e besoj edhe sot. Në Shqipëri nuk ka oligarkë, mjafton të referohemi tek termi dhe mjafton të nxjerrim konkluzion.
Oligarkët nuk janë ata sipërmarrës të pasur, ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët, por oligarkët influencojnë drejtpërdrejt vendimet e Qeverisë dhe Parlamentit në funksion të interesave të tyre.
S’kam njohur deri më sot një person të tillë, që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri, s’kemi marrë vendime që s’kanë qenë të diktuara nga bindjet tona.
Është term që përdoret në mënyrë të gabuar, përdoret për të krijuar ide të gabuara lidhur me një numër  të caktuar njerëzisht, që s’janë bërë të pasur nga hiçi, por kanë vënë pasurinë e tyre në shumë vite. Në qeverinë tonë paguajnë më shumë taksa

 

Sigurisht që z. Rama nuk është se është nën presionin e ndonjë  biznesmeni, por ai ka patjetër disa të preferuar. Të cilët kkanë ndikim në administratë dhe ministrintë ndryshme. Kryeministri mundet të fshihet edhe pas gishtit, por tani që pesha e tij politike është rritur proporcionalisht me rrënimin e vendit, ai duket përherë e më shumë. 

Nuk ka oligarkë, por ne nuk e dimë asnjëherë sesi disa biznesmenë fitojnë kontratat që duan dhe nuk ka ndonjë shpjegim për faktin se përpara se kontratat të firmosen dihet përherë fituesi. Dhe administrata e z. Rama nuk e përgënjeshtron asnjëherë thashethemin.

Është një gjysmë e vërtetë e qarkulluar lirshëm nga dikush që i ka blerë thuajse të gjithë.

E vetmja mënyrë për të qenë e besueshme kjo tezë është të legalizohet lobimi dhe të legalizohen financimet e partive në mënyrë që qoftë përkufizimi i oligarkut, qoftë arsyet e kontratave të mëdha publike të mos jenë peng i shpjegimeve të bjë njeriu, edhe nëse ky është kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.