Qeveria përkrah oligarkët dhe bosët e ndërtimit dhe karburantit
Biznesi i vogël dhe i mesëm që prej dy muajsh po has në vështirësi të mëdha financiare që prej shpërthimit të pandemisë. Shumë prej tyre janë detyruar të heqin punonjësit nga puna, pasi ndihma financiare nga shteti ka qenë e papërfillshme. Këtë e pohoi në studion e TvT, Shpëtim Agolli, kryetar i Shoqatës së Biznesit të vogël e të mesëm.
“Me hapjen e bisneseve të vogla dhe të mesme nga e hëna, sipas shifrave të tatimeve, kanë filluar punë mbi 22 mijë punonjës, ne dje bëmë një sondazh në dy rrugë kryesore të Tiranës, ku pretendohet se ka qarkullim më të lartë, dhe të gjithë ankoheshin për mos marrjen e pagës, rënjen e shitjes, për qeratë, për faturat e larta të ujit dhe dritave, të cilat janë faturuar duke mos punuar për dy muaj, shumica thanë se do ta mbyllin biznesin, për shkak të rënjes së konsumatorit”.
Lidhur me faktin se sa ndihmuese kanë qenë realisht paketat e mbështetjes financiare nga qeveria dhe sa biznese nuk kanë mundur t’i përfitojnë ata edhe pse u takonte, kryetar i Shoqatës së Biznesit të vogël e të mesëm, ka një përgjigjje. Ai thotë se qeveria nuk i ka përkrahur aq sa duhet përmes subvencioneve, ajo në fakt i ka dëmtuar, meqë kjo qeveri më shumë ka stimuluar oligarkët dhe bosët e mëdhënj të krimit ekonomik:
“Qeveria sot është treguar shumë e ashpër ndaj biznesit, për 7 vite ka stimuluar oligarkët, dhe qëndron ajo shprehja që “nuk ka oligark sepse është monark”, dhe monarku ynë kryeministri është i lidhur me disa oligark, dhe gjithë ekonominë e vendit po e zaptojnë këta lloj njerëz.
Te vetmit që nuk bëjnë ankesë ndaj qeversië janë oligarkët, le të ankohet ndonjëri nga këta bosët e mëdhenj, bosët e ndërtimeve, bosët e karburanteve, bosët e prodhimit të metaleve, që kanë ozurpuar të gjithë ekonominë e vendit”.
Agolli, tha se nuk disponojnë shifra të sakta se sa mund të jetë numri i bizneseve të falimentuara gjatë kësaj periudhe, porse më gjithë shifrat e tatimeve, që mund të jenë larguar nga puna 61 mijë punonjës, kjo mbetet të shihet për numrin e saktë pas deklarimit të bizneseve të falimentuara.
Add new comment