Lajme
Vuçiç lojtarëve: Me fitoren në Elbasan gëzuat Serbinë, Kosovën e Metohinë
Fitorja e serbëve është parë jo vetëm si një ndeshje futbolli, por si një revansh politik dhe patriotik ndaj Shqipërisë. Kryeministri Vuçiç takoi ekipin serb pas mbërritjes në Beograd, ku dhe i uroi për shpirtin që treguan në “Elbasan Arena” duke gëzuar jo vetëm Serbinë, por edhe Kosovën e Metohinë.
Hapja e dosjeve të Sigurimit nis me pedagogët e Universitetit të Tiranës. Nuk përfshihen pedagogët e universiteteve private
Pedagogët e Universitetit të Tiranës do të kontrollohen nëse kanë qenë apo jo pjesë, ose bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. “Profesorët qe rezultojnë me dosje, do te humbin vendin e punës qe mbajnë sot ne fakultete. Nisma është marre nga rektori Dhori Kule ku si model per aplikimin e kësaj procedure ka Gjermaninë. Ende nuk dihet se si do te pritet ky vendim nga pedagoget e Universitetit te Tiranës. Një pjese e tyre kane refuzuar te komentojnë para kamerës. Por a ka sot pedagoge qe i kane shërbyer sigurimit te shtetit?
“Një ligj që sjell falimentin e biznesit dhe korrupsionin e punonjësve të Tatimeve”
Një ligj që rrezikon të falimentojë biznesin. Kështu e cilëson ligjin e ri për procedurat tatimore, Dhoma Amerikane e Tregëtisë, që përmes një deklarate ka përcjellë shqetësimin e biznesve e që përfaqësohen me këtë Dhomë. “Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit.
PD: Fituesi i tenderit të OSHEE-së, u shpall i tillë edhe pse kishte ofrtë me 740 milionë lekë më shumë
Partia Demokratike vijon të mbajë në vëmendje akuzat për tenderin e rikonstruksionit të godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas deklaratës që ka lexuar sot zëdhënësja Orjela Nebijaj, OSHEE-ja ka rritur fondin limit të tenderit për një ditues të paracaktuar, që është klient i Edi Ramës, kryeministrit. Sipas PD-së, prova për këtë është fakti se ofertuesi i dytë, ka dhënë një shumë prej 3.8 miliardë lekë, ku përfshinte shërbimet dhe fitimin.
Ambasadorja Vlahutin: Reforma në drejtësi duhet të bëhet, e panegociueshme
Ambasadorja Romana Vlahutin ka bërë të qartë se Reforma në Drejtësi është thelbësore dhe kusht i panegociueshëm për Integrimin e vendit. Ambasadorja e Bashkimit Europian gjatë një vizite në Korçë deklaroi se po përpiqemi shumë t'i shpejgojmë politikës se parësore janë interesat kombëtare. “Në mënyrë absolute që po, sigurisht. Ju e dini që kemi tashmë ato që quhen 5 prioritete kyçe. Tre prej tyre kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, apo shtetin e së drejtës, reforma në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit.
Dixhitalizohet Dorëshkrimi i Elbasanit
Robert Elsie njofton në faqen e tij, se Dorëshkrimi i Elbasanit – “teksti i hershëm shqip i dorëshkrimit të ungjijve (biblike) të Elbasanit (viti 1761) nga Gregori i Durrësit, shkruar në një alfabet të posaçëm, ndodhet tani në internet në një version të modernizuar”! Dixhitalizimi është shoqëruar edhe me transliterim dhe përkthim anglisht. Dorëshkrimi konsiderohet si vepra më e vjetër e letërsisë ortodokse shqiptare. Në të është vënë në punë një alfabet i veçantë, me parimin një grafemë për një fonemë. Ka 59 faqe , ku përfshihen përkthime biblike.
Fillon teatri: “Shqipëria doli me nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar”
Pasndeshja me Serbinë është rimarrë si argument për të theksuar sjelljen qytetare të tofozëve. “Humbën në fushën e lojës, por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë që na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë si vend dhe si popull. Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist, nuk është sulmuar asnjë asnjë lojtar serb.
“Pas “Crown Agents”, vijnë gjeorgjianët e “Reformatics””, shkruan “Monitor”
Kjo qeveria nuk e mendon dot aktivitetin e saj pa u këshilluar nga diksuh që vjen nga jashtë. Sikurse nuk po mendon dot rregullimin e një sektori, sidomos në sferën e shërbimeve, pa futur në lojë nocionin e konçesionit. Saga e çudirave në doganat shqiptare vazhdon edhe pas ikjes së Crown Agents. “Monitor” shkruan se rinovimi i kontratës e ka çuar qeverinë shqiptare në Gjeorgji ku “i është drejtuar për “ndihmë” kompanisë gjeorgjiane të konsulencës, të drejtuar nga ish kryeministri, Nika Gilauri”.
Thellohet krisja PS-LSI, mazhoranca përçahet edhe në Përmet
Në Tiranë flitet për një paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, por duket se në bazë nuk duket e njëjta gjë. Pas Shkodrës, Dibrës dhe Prrenjasit, edhe në Përmet shënohet një tjetër precedent për ndarje të votave të PS-së me LSI-në. Zgjedhja e sekretarit për Këshillin e Qarkut ka bashkuar votat e socialistëve me të demokratëve. Kandidati socialist, Veli Mehmeti ka fituar me 14 vota pro, dhe tetë kundër të LSI-së. Vetëm një javë më parë në Prrenjas, ka qenë LSI që ka bashkuar votat me PD-në për të bllokuar kandidaturën e PS-së për sekretarin e këshillit.
Lajm shokues për Serbinë, BE i kërkon njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës
Në raportin e saj “lajmi.net” shkruan se Serbia të mërkurën në Bruksel ka marrë një lajm shokues. BE i ka kërkuar asaj njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës. Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projektplatformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuricit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës, transmeton “lajmi.net”.