Hapja e dosjeve të Sigurimit nis me pedagogët e Universitetit të Tiranës. Nuk përfshihen pedagogët e universiteteve private
Pedagogët e Universitetit të Tiranës do të kontrollohen nëse kanë qenë apo jo pjesë, ose bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. “Profesorët qe rezultojnë me dosje, do te humbin vendin e punës qe mbajnë sot ne fakultete. Nisma është marre nga rektori Dhori Kule ku si model per aplikimin e kësaj procedure ka Gjermaninë. Ende nuk dihet se si do te pritet ky vendim nga pedagoget e Universitetit te Tiranës. Një pjese e tyre kane refuzuar te komentojnë para kamerës. Por a ka sot pedagoge qe i kane shërbyer sigurimit te shtetit? Kjo do te verifikohet nga institucionet përkatëse pas kërkesës se rektoratit te Universitetit te Tiranës. Nga 700 pedagoge, gjysma janë mbi 40 vjeç. Ligji i lustracionit, per verifikimin e pastërtisë se figurave ne fushën e arsimit te larte, detyron t’i nënshtrohen këtij procesi te rektoret, dekanët dhe shefat e departamenteve. Megjithatë drejtues te shkollave te larta thonë se ligji padrejtësisht përjashton nga verifikimi universitetet private”, raporton “Vizion Plus”. A nuk do të ishte më e udhës që kjo të niste nga institucione të tjera?
Add new comment