Universiteti
Kundër modelit të Akademisë. A po përgatitet fundi i Universitetit?
Një rrugë e rrezikshme. Pyetja mund të ngjajë retorike, por më besoni nuk është. Ia bëj këtë pyetje vetes, teksa eci në galerinë e rektoratit të Universitetit të Peruxhias dhe shoh i shkujdesur mbishkrimet e shkëlqyera etruske inkorporuar në mure. Institutcione si ky në Itali dhe në Europë kanë qenë shtylla të qytetërimit në 700 vitet e fundit, duke formuar klasat drejtuee dhe orientuar politikat e zhvillimit të planetit.
Prapë me modelin "një qytet, një universitet"?
Nuk ka gjë më të trishtë e kriminale se të shohësh dritat e fikura të universitetit të Beratit. Dritat e universitetit do të ndizen në Berat dhe anembanë Shqipërisë. Dritat e arsimit do të ndizen anembanë Shqipërisë
Pse futja e gjuhës shqipe në Universitet nuk është zgjidhja
Shqetësimi se formimi gjuhësor i brezit të ri nuk është në nivelin e duhur është i drejtë dhe përpjekja për ta zgjidhur e lavdërueshme. Po futja e mësimit të gjuhës amtare në universitete nuk është zgjidhja.
Mësimi i gjuhës amtare është objekt dhe detyrë ekskluzive e arsimit parauniversitar. Janë këshilltarë të këqij ata që kërkojnë ta spostojnë problemin në arsimin universitar. Është provuar edhe nga të tjerë, po nuk kanë pasur sukses dhe kjo është e kuptueshme, nuk mundet arsimi universitar të bëjë atë që është detyrë e arsimit parauniversitar.
Deklaratë e Këshillave Studentorë, paralajmerohen protesta
Këshillat Studentorë të disa Universiteteve kanë dalë me një deklaratë ku shprehin zhgënjimin e tyre për mospërmbushjen e thuajse 90% e kërkesave të tyre. Studentët kanë renditur me pika të gjitha shqetësimet lidhur me paktin për Universitetin, i cili supozohej t’i jepte zgjidhje kërkesave të tyre.
Ata kanë paralajmëruar rinisjen e protestave për ta çuar deri në fund kauzën e nisur me protestat e dhjetorit. Madje situata në Universitete do të diskutohet shumë shpejt në një takim mbarëkombëtar që do të thirret për këtë situatë.
Policinë në Universitete e çoi Partia (Letra)
Policia është zhvendosur prej dy ditësh në fakultete për të “normalizuar” situatën e krijuar nga bllokimi i auditoreve. Madje efektivë të saj nuk kanë nguruar të përplasen me studentët. Me ligj forcat e rendit e kanë të ndaluar hyrjen në Universitete dhe çdo lëvizje mund të bëhet vetëm me kërkesë të vetë Universiteteve.
Një kërkesë e tillë është bërë dhe mban firmën e Administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa.
Video/Takimi i kryeministrit me studentë në universitetin e Vlorës
Kundër tarifave të universitetit, në protestë dhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka
Studentët e Universitetit të Tiranës kanë protestuar këtë të enjte para Kryeministrisë. Ata kërkojnë përgjysmim të të gjitha tarifave studimore, rritje të buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe libra universitarë me çmim të lirë.
Harvardi mbetet Universiteti më i mirë në botë
Për të 16-in vit rradhazi Universiteti i Harvardit mban vendin e parë në botë i ndjekur nga Universiteti i Stanford. Treshen e parë e plotëson Universiteti i Kembrixhit, i ndjekur nga Massachusetts Institute of Technology (MIT). Vlerësimi është bërë nga Akademia Botërore e Vlerësimit të Universiteteve (ARWU) që njihet ndryshe edhe si “Renditja e Shangait”.
Në vendin e pestë është Universiteti i Berkeley në Kaliforni dhe pas tij vijnë Universiteti Princeton, ai i Oksfordit, Columbia, Instituti i Teknologjisë në Kaliforni dhe Universiteti i Çikagos.
Rektori...Kule 3!
Mbasi për tetë vite i shkaktoi tragjedinë Universitetit të Tiranës, ish-rektori Dhori Kule rikthehet në skenë si komedian. Komedia shoqërohet me humor. E humori, zakonisht, shkaktohet nga e papritura e sjelljes së personazhit, nga përgjigje logjikisht të papritura, por që nuk janë krejt-krejt pa logjikë: veçse është logjikë absurde. Dhe kjo shkakton të qeshurën.
Fondacioni Maarif, dega ideologjike e pushtetit të Erdogan, hap universitetin e parë në...Shqipëri
Stokholm Center for Freedom(SCF) publikonte dje një opinion të autorit Abdullah Bozkurt, që i dedikohej Fondacionit Maarif. Sipas këtij autori, fondacioni në fjalë është një strukturë gjigande me synime edukative dhe fetare pas të cilit qëndrojnë ambiciet e presidentit turk, Erdogan, për përhapjen e islamit politik dhe ndikimit turk.