Policinë në Universitete e çoi Partia (Letra)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/01/Dafa_2019_01_11_12.jpg?itok=3qXRqpGK)
Policia është zhvendosur prej dy ditësh në fakultete për të “normalizuar” situatën e krijuar nga bllokimi i auditoreve. Madje efektivë të saj nuk kanë nguruar të përplasen me studentët. Me ligj forcat e rendit e kanë të ndaluar hyrjen në Universitete dhe çdo lëvizje mund të bëhet vetëm me kërkesë të vetë Universiteteve.
Një kërkesë e tillë është bërë dhe mban firmën e Administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa.
E shkuara e tij zbardh edhe gjithë zellin për të përplasur studentët me policinë. Dafa është anëtar dhe militant i Partisë Socialiste. Ai ka shërbyer si ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, së fundmi ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit i emëruar nga Partia.
Add new comment