“Një ligj që sjell falimentin e biznesit dhe korrupsionin e punonjësve të Tatimeve”

Postuar në 09 Tetor, 2015 15:52

Një ligj që rrezikon të falimentojë biznesin. Kështu e cilëson ligjin e ri për procedurat tatimore, Dhoma Amerikane e Tregëtisë, që përmes një deklarate ka përcjellë shqetësimin e biznesve e që përfaqësohen me këtë Dhomë. “Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit. Bëhet fjalë për kategori biznesi të cilat nuk kanë edukimin e mirëfilltë fiskal, nuk kanë mundësinë financiare të kenë ekspertizë në dispozicion, dhe ndryshimet e bëra në Ligjin për Procedurat Tatimore janë zbatuar pa ju lënë kohën e nevojshme që t’i njohin dhe t’i zbatojnë”, vlerëson Dhoma. Një vërejtje tjetër është disproporcioni në të drejtat që marrin Tatimet dhe përgjegëjsia ligjore që kanë në rast shkeljesh nga punonjësit e tyre. “Ligji nuk parashikon masa drastike për punonjësit  tatimore të cilëve u është lënë liri dhe autoritet i pakufishëm në interpretimin dhe zbatimin e këtyre masave duke rritur ndjeshëm rrezikun e abuzivitetit dhe të korrupsionit. Ky plan masash në vend që të nxisë formalizimin e ekonomisë do të kthehet në “shkop ndëshkues” për biznesin duke ndërprerë aktivitetin tregtar për bizneset që kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat nuk munden të lulëzojnë në një klimë të tillë”, vijon deklarata. Këto vërejtje u bënë edhe nga përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të ndryshëm, që vlerësuan te rritja e jashtëzakonshme e masës së gjobave një logjiëk policore në raport me biznesin. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.