procedurat tatimore

Ndryshon ligji "Për procedurat tatimore", ulen gjobat

Postuar në 20 Shtator, 2016 15:15

Ligji i procedurave tatimore do të ndryshohet për herë të katërt në këto tre vjet. Por ndryshe nga herët e tjera rregullimet në ligj kësaj radhe kanë një frymë probiznes, si për nivelin e gjobave të vëna për shlejet tatimore ashtu edhe për sistemin e ankimimit.

"TemaTv"

Gjykata Kushtetuese rrëzon nenet represive të ligjit “Për procedurat tatimore”

Postuar në 03 Mars, 2016 18:05

Gjykata Kushtetuese ka hedhur edhe njëherë poshtë nisma të qeverisë, teksa sot ka zbardhur vendimin e saj kundër disa neneve të ligjit “Për procedurat tatimore”. “Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vendosi:  Pranimin pjesërisht të kërkesës.

Gjykata Kushtetuese ndal marrëzinë e “burgut për kuponat tatimorë”

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 15:22

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e vet për kërkesën e Shoqatë për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut për shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr. 99/2015 ““Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Me biznesin njësoj si me mediat. Kryeministri jep leksione për ligjin: “Ju kanë gënjyer”

Postuar në 13 Nëntor, 2015 15:44

Përfaqësues të biznesit kanë dalë sot në protestë dhe kanë paralajmëruar se ka nisur procedura e ankimimit kushtetues të ligjit të ri të procedurave tatimore. “Po ju bëj me dije që gjysmë ore më parë nisi procedura për të cuar në kushtetuese ligjin dhe kemi shpresë që do të fitojmë. Kushtetuta parashikon gjobë progresive, jo për një fije gjilpëre të gjetur në faturën tatimore të falimentosh një biznes. Dënohesh me tre vite burg dhe 10 mln gjobë, më thoni në 25 vite cili nga politikanët shqiptarë është burgosur”, thanë disa prej protestuesve.

Kriza që parandjejnë fasonët dhe “absurditetet” e qeverisë

Postuar në 05 Nëntor, 2015 10:49

Ndryshimet në Procedurat Tatimore që kanë hyrë tashmë në fuqi për biznesin përkthehen me një fjalë të vetme: “absurditet”. Të paktën kështu artikulohet nga përfaqësuesit e sektorit të fasonit për revistën Monitor. Kryetari i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve Flamur Hoxha, ashpërsimi i ndëshkimeve nuk vjen si një veprim logjik i qeverisë. Sipas tij, për të formalizuar ekonominë, qeveria duhet të gjejë forma të tjera, që nuk përkojnë me ndëshkimin sepse në të kundërt kjo do të çojë në rritjen e abuzimeve nga ana e administratës tatimore.

“Një ligj që sjell falimentin e biznesit dhe korrupsionin e punonjësve të Tatimeve”

Postuar në 09 Tetor, 2015 15:52

Një ligj që rrezikon të falimentojë biznesin. Kështu e cilëson ligjin e ri për procedurat tatimore, Dhoma Amerikane e Tregëtisë, që përmes një deklarate ka përcjellë shqetësimin e biznesve e që përfaqësohen me këtë Dhomë. “Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit.

Subscribe to RSS - procedurat tatimore