Lajme
A mund të rihapen hetimet për serverin e tatimeve?
Sot “ABC NEWS” raporton për një kallëzim penal nga një biznesmen, aktivitetet e të cilët çojnë sërish te marrëdhëniet me CEZ. Venigjer Begaj, pronar i kompanisë “Certified Solutions Corporation ( CSC shpk)” pretendon se deputetë të LSI-së, aktualisht Nasip Naço, ministër i Drejtësisë, ka përgjegjësi direkte për shkatërrimin e biznesit të tij. Historia e përmbledhur është kështu: “Kompani ishte pajisur me liçencë nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në vitin 2010 për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike që i shpërndante CEZ-i në gjithë Shqipërinë.
Irani pranon ftesën e SHBA për takimin e Vienës ku do të flitet për Sirinë
Pak javë pas nënshkrimit të marraveshjes për programin bërthamor, Irani, vend aleat i Bashar Al Asadit, është ftuar nga Shtetet e Bashkuara të marrë pjesë në negociatat shumëpaleshë që do të zhvillohen të premten në Vjenë, për t’i gjetur një zgjidhje politike për konfliktin në Siri. Ftesë që është pranuar nga Teherani.
Shënim/ Të jesh ngushtë në shtëpinë tënde. Plaç kur ikën, e plaç kur kthehesh
Jetojmë në një shtet ku absurdi është kthyer në normë. Shqiptarët ikin nga vendi i tyre ashtu si 25 vite më parë kur muri që i mbante të ndarë me pjesën tjetër të botës u shemb e u thërmua fare. Përkufizimi për botën e lirë asokohe kishte një tjetër kuptim, sot termi vërtet nuk ka ndryshuar, ndërsa botëkuptimi ynë po. Se liria është vetëm një nga hallkat, fill pas kësaj zinxhiri ka pika të dobëta e mund të këputet në një tjetër vend.
Zbythet qeveria. Burgu për kuponin, opsion sekondar. A ka ndikuar kjo qasje në klimën e biznesit?
Mazhoranca ka bërë një lëshim për sa i përket trajtimit të “kuponit tatimor”. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve mazhoranca ka rënë dakord që të tërhiqet nga “vendimi për ta trajtuar si vepër penale “moslëshimin e kuponit tatimor”, por u tërhoq nga propozimi i saj i parë për të dënuar menjëherë me 3 vite burg këtë vepër”. Pra në fillim do dënohesh me gjobë dhe pastaj me burg. Por PD-ja mendon se kjo zgjidhje është e gënjeshtërt dhe nuk i përgjigjet synimeve të një ligji në rregullimin e një aktivteti.
Prishet "Qemal Stafa". Qeveria në kërkim të konçesionarit për ndërtimin e stadiumit të ri. Pse përjashtohet modeli aksioner?
Stadiumi “Qemal Stafa” do të shembet në fillim të vitit 2016 për t’i hapur rrugë ndërtimit të një stadiumi të ri: “Arena Kuqezi” me 22 mijë vende. Arben Dervishi, anëtarii i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka deklaruar për “shqiptarja.com” se projekti i ri nuk ndryshon nga projekti italian. “Pas 2-3 muajsh, ose më saktë në Janar të vitit të ri 2016 do të nisë që të shembet stadiumi aktual “Qemal Stafa. Të gjitha tribunat do të jenë të mbuluara.
Rusia planifikon mision njerëzor dhe krijimin e një kolonie permanente në Hënë për në vitin 2029
Rusia planifikon një mision hapësinor me destinacion Hënën. Kreu i Agjencisë Federale Ruse të Hapësirës, Vladimir Solntsev, deklaroi se “një mision njerëzor do të dërgohet në Hënë dhe parashikohet të zbresë në satelitin natyror të Tokës në vitin 2029”. Ka nisur aktualisht edhe ndërtimi i anijes kozmike që do të shërbejë për misionin, ndërkohë që një nga drejtuesit e projektit, Igor Mitrofanov, ka shtuar se Rusia parashikon edhe ndërtimin e stacioni kërkimor me prezencë permanente në Hënë.
Si mund të hyjë e shenjta në shkolla?
ABC NEWS
Shqipëria ra 29 vende për klimën e biznesit. Ministri: E prisnim. Pasojë e reformave agresive
Banka Botërore publikoi sot raporton e vet në të cilin Shqipëria ka humbur 29 vende në klimën e të bërit biznes. Por në vend të analizës dhe vlerësimit të kësaj situateër atë që paraqet, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se kjo ishte një gjë që qeveria e kishte parashikuar. Madje rënia, sipas tij ka ardhur pikërisht sipas reformave thelbësore dhe agresive të qeverisë.
"Kriminelë lufte dhe të neveritshëm"(video)
Ish- Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve, Madeleine Albright, është konfrontuar verbalisht me disa serbë, të cilët ndërprenë promovimin e librit të saj “Dimri i Pragës”. Disa serbë, të drejtuar nga regjisori Vaclav Dvorak, kanë tentuar të ndërpresin aktivitetin, duke e quajtur Albright fashiste, por ish-sekretarja e Shtetit ka replikuar duke i quajtur serbët "kriminelë lufte dhe të neveritshëm".
Mandati i Koço Kokëdhimës, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën e shqyrtimit në nëntor
Gjykata Kushtetuese vendosi të dëgjojë sërish deputetin Koço Kokëdhima në seancën e 23 nëntorit, lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandit të tij, të cilën kuvendi refuzoi ta çojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas demokratëve, kompania e internetit të Kokëdhimës furnizon me internet plot 170 institucione zyrtare. PD bazohet tek rasti i vitit 2010, kur kjo gjykatë i hoqi mandatin deputetit Ilir Beqaj, pasi një kompani e tij kishte marrë pjesë në një tender shtetëror.