Lajme

Basha: “Jemi për krjimin e Senatit. Edi Rama propozoi sistemin me prim". Dhe një denoncim për një përgjim të Sajmir Tahirit(përditësuar)

Postuar në 29 Tetor, 2015 22:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur sot në emisionin “Opinion” se ai dhe kolehgët e tij kanë si ide reformuese për legjislativin shqiptar krijimin e senatit. “Senati, për mendimin tim nuk do të ketë termin e kryeministri, pra nuk do të ketë lidhje  me qeverinë. Po kështu, senati mendoj se mund të zgjidhë disa çështje që sot adresohen te Gjykata Kushtetuese. Nga ana tjetër mendoj që të ulet numri i deputetëve në dhomën e parë”, tha Basha. Ai ka nënvizuar se këto janë ide që po diskutohen, por që do të duhet të diskutohen me kundërshtarët e tij politikë.

Goditja e PD për Frangajn, “hakmarrje” për afrimin me Ramën apo axhendë personale e Bashës?

Postuar në 29 Tetor, 2015 21:54

Në media ka marrë së fundmi vëmendje një debat që lindi pas një konference për shtyp të Partisë Demokratike për një ndërtim në Golem, pas të cilit sipas opozitës që qëndron Aleksandër Frangaj.Duhet thënë se denoncimi nga foltorja e Partisë Demokratike i një aktiviteti privat të Aleksandër Frangajt, aq më tepër të miratuar në kohën e qeverisë Berisha  krijoi jo pak habi në rrethet mediatike dhe ato politike.

Eduart Ndocaj flet hapur: Në Shqipëri intelektualët janë katandisur për bukën e gojës

Postuar në 29 Tetor, 2015 21:47

Eduart Ndocaj, deputeti më i ri i Parlamentit shqiptar ka dhënë sot një intervistë për Ylli Rakipin në “Ora-News”. Ndocaj ka dhënë përgjigje të thjeshta dhe të sinqerta. Një ndër pyetjet e fundit ka qenë edhe situatën politike siç e sheh ai dhe për përvojën në Itali. Thotë Ndocaj: “Në politikën italiane ka nja 5 vjet që po merrem dhe bashkëpunoj me Forza Italia me partinë e Berlusconit.

Përgjigjet e kryeministrit për jaguarët me qira, tenderin e hemodializës dhe godinën e OSHEE-së

Postuar në 29 Tetor, 2015 20:49

I sapo kthyer nga Hong Kongu kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje disa akuzave të opozitës për tendera të dyshimtë dhe përfitime nga klientë të qeverisë. Pretendimeve se blerja e 22 maikinave qeveritare është një aferë ku përfiton miku i tij Papuli, Rama i është përgjigjur se marrja me qira e makinave thjesht i shkurton shpenzimet qeverisë.

Debati i Metës me folësen e Zërit të Amerikës. Pyetjet që tensionuan bisedën dhe ngjashmëria me intervistën e Edi Ramës (Video)

Postuar në 29 Tetor, 2015 20:31

Ashtu si çddo politikan shqiptar edhe kreu i kuvendit Ilir Meta nuk ka lënë pa e shfrytëzuar dritaren e  Zërit të Amerikës gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por intervista e tij në seksionin shqip të VOA-s kaloi me tension pas pyetjeve të gazetares se a ndjen nevojën kryetari I Kuvendit të largohet pas 25 vitesh në politikë kur për më tepër që emri I tij është përfolur për korrupsion dhe së fundmi në aferën DIA-CEZ. Meta i sugjeroi folëses së Zërit të Amerikës që ta fillojë gazetarinë nga e para.

Si e vlerëson Zana Çela festivalin që organizon vetë: Është monument kulture, duhet të ruhet nga shteti (Video)

Postuar në 29 Tetor, 2015 18:03

Në një konferencë për shtyp në vigjilje të Festivalit Operistik “Marie Kraja” që do të transmetohet në TVSH me producente Zana Çelën, kjo e fundit i ka adresuar një propozim shtetit nisur nga vlerësimi që ajo ka për festivalin që vet organizon. Çela është shprehur e kënaqur me mbështetjen nga qeveria por ka kërkuar që Festivali i saj të mbrohet nga Shteti, pasi në bindjen e saj ai është një monument kulture. Ja prononcimi i saj.

Berisha: Qeveria blen 3.4 mln dollarë dekodera nga kompania Digitalb. Harito: Nuk mund të lemë shqiptarët pa parë televizor (Video)

Postuar në 29 Tetor, 2015 17:42

Në seancën e kësaj të enjte në parlament ish-kryeministri Berisha kërkoi sqarime nga ministrja e Inovacionit Milena Harito për vendimin e qeverisë për t’u blerë dekodera dixhitalë 84 mijë familjeve në nevojë, me një shumë tenderimi prej 3.4 milionë dollarë. Ish-kryeministri tha se me këtë tender qeveria ka vendosur të shpërblejë kompaninë Dixhitalb me 3.4 milionë dollarë, ndërsa ministrja Harito nuk specifikoi se nga cila kompani do blihen dekoderat, por argumentoi se qeveria nuk mund t’i lërë shqiptarët pa parë televizor.

 

 

 

Federica Mogherini: Çështja e migrantëve rrezikon shpërbërjen e Evropës

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:59

“Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet nëse nuk përgjigjet njëzëri, së bashku me istrumentat e unionit për menaxhimin e krizës migratore”, paralajmëroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Në një intervistë të publikuar sot në gazetën italiane “Il Sole 24 Ore” ajo tha se: “Nëse evropianët vijojnë të kënaqur të japin përgjigje në rang kombëtar përballë një fenomeni evropian, kriza sa do të vijë e do të thellohet më tepër me reagimet e njëpasnjëshme të opinionit publik dhe të qeverive kombëtare, nesë nuk zhvillohen instrumente në lartësinë e duhur dhe me të njëjtin nivel”.

Pretendimet e Alida Hiskut për përdhunime nga Sigurimi/Sherif Merdani: “Brroçkulla për të shitur librin që ka shkruar. Ajo s’është as e bukur”

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:42

Me sa duket Gjergj Leka hapi një rrugë sesi disa këngëtarë të mund të vijnë sërish në vëmendje. Ndonëse deklaratat e tij u pasuan nga reagime të shumta, ato lanë një fill që u ndoq deri diku nga këngëtarja e dikurshme Alida Hisku. Sipas kësaj të fundit, ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit kanë kryer përdhunime në qeli ndaj këngëtareve të dënuara. Hisku madje thoshte se ajo vetë kishte qenë një ndër viktimat.

Qeveria shkel ligjin, Lati: S’na pyetën rreth vendimit mbi koncesionin për portin e karburanteve

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:30

Qeveria shkeli ligjin duke e anashkaluar Autoritetin e Konkurrencës nga koncesioni për portin e ri të karburanteve në Porto Romano. Në një prononcim për “Top Channel” kryetarja e këtij institucioni, Lindita Lati, tha se Autoriteti nuk u vu fare në dijeni për koncesionin por u njoh me të rastësisht në faqen zyrtare të Parlamentit kur kontrata gati ishte mbyllur. “Aty ne pamë ligjin që ishte në radhë për të kaluar që i jep të drejtë ekskluzive në Porto Romano.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme