Federica Mogherini: Çështja e migrantëve rrezikon shpërbërjen e Evropës

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:59

“Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet nëse nuk përgjigjet njëzëri, së bashku me istrumentat e unionit për menaxhimin e krizës migratore”, paralajmëroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Në një intervistë të publikuar sot në gazetën italiane “Il Sole 24 Ore” ajo tha se: “Nëse evropianët vijojnë të kënaqur të japin përgjigje në rang kombëtar përballë një fenomeni evropian, kriza sa do të vijë e do të thellohet më tepër me reagimet e njëpasnjëshme të opinionit publik dhe të qeverive kombëtare, nesë nuk zhvillohen instrumente në lartësinë e duhur dhe me të njëjtin nivel”. Austria njoftoi se masat e sigurisë së kufirit me Slloveninë mund të çonin në ndërtimin e një barriere, e para e këtij lloji në hapësirën Schengen, për frenimin e fluksit të migrantëve që po nxit tensionet mes vendeve të BE-së. Mogherini, e cila mban gjithashtu postin e zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian shtoi se: “Pa këto instrumente do të shfaqet rreziku i shpërbërjes së Evropës”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.