migrantët

Me BE-në po tallen të gjithë

Postuar në 15 Nëntor, 2021 15:22

Bashkimi Europian është rivendosur në një pozitë komike teksa po dëshmon se për çdo krizë i duhet të negociojë me dikë tjetër. Aktualisht BE-ja po përballet me një krizë migracioni në kufijtë e vet me Bjellorusinë, një vend të cilin e ka vendosur nën sanksione për shkak të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Lukashenko akuzohet për "sulme hibride" ndaj BE-së përmes migrantëve afganë dhe irakenë

Postuar në 10 Nëntor, 2021 15:03

Europa po e trajton krizën e tanishme që i është krijuar në kufirin polako-bjellorus si një sulm hibrid nga Misnku zyrtar. Mediat kanë përcjellë pamje të sulmeve dhe konfrontimeve në kufirin e të dyja vendeve që është edhe kufiri mes BE-së dhe Bjellorusisë, një vend që i është nënshtruar sanksioneve të Europës. Akuzat për situatën po adresohen ndaj presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, i cili po ndërton në Europën Qendrore atë që u provokua në Turqi në vitin 2015.

Federica Mogherini: Çështja e migrantëve rrezikon shpërbërjen e Evropës

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:59

“Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet nëse nuk përgjigjet njëzëri, së bashku me istrumentat e unionit për menaxhimin e krizës migratore”, paralajmëroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Në një intervistë të publikuar sot në gazetën italiane “Il Sole 24 Ore” ajo tha se: “Nëse evropianët vijojnë të kënaqur të japin përgjigje në rang kombëtar përballë një fenomeni evropian, kriza sa do të vijë e do të thellohet më tepër me reagimet e njëpasnjëshme të opinionit publik dhe të qeverive kombëtare, nesë nuk zhvillohen instrumente në lartësinë e duhur dhe me të njëjtin nivel”.

Fluksi i migrantëve/ Sërish viktima në Egje, në Slloveni mbërrijnë 600 refugjatë

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:41

Sërish 4 migrantë, tre fëmijë dhe një grua, humbën jetën në përpjekje për të arritur në Evropë kur varka e tyre u përmbys në detin Egje, njoftuan sot në mëngjes rojat bregdetare greke. “Të katër migrantët, identiteti i së cilëve nuk është saktësuar ende rezultojnë të mbytur pranë ishullit grek Kalimnos”, saktësoi i njëjti burim. Njëmbëdhjetë persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtën varkë u shpëtuan, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë u vunë në kërkim të një fëmijë që rezultonte i zhdukur.

Deklarata e Trump: Pas fitores migrantët sirianë do t’i dërgoj në shtëpi

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:24

Donald Trump, kandidati në zgjedhjet paraprake mes republikanëve për presidencën amerikane, deklaroi sot se do të kthejë mijëra refugjatë sirianë drejt vendit të origjinës nëse ai zgjidhej në postin e kreut të shtetit, në muajin nëntor. Këto deklarata të Trumpit u trasmetuan në stacionin televiziv amerikan CNN. Ndërkohë AFP thotës se Rusia ka njoftuar një ditë më parë se aviacioni i saj ka nisur ndërhyrjen ushtarake ajrore në Siri ndaj grupit të Shtetit Islamik. Trump ka vlerësuar se kjo intervistë mund të ishte e vlefshme.

Subscribe to RSS - migrantët