Basha: “Jemi për krjimin e Senatit. Edi Rama propozoi sistemin me prim". Dhe një denoncim për një përgjim të Sajmir Tahirit(përditësuar)

Postuar në 29 Tetor, 2015 22:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur sot në emisionin “Opinion” se ai dhe kolehgët e tij kanë si ide reformuese për legjislativin shqiptar krijimin e senatit. “Senati, për mendimin tim nuk do të ketë termin e kryeministri, pra nuk do të ketë lidhje  me qeverinë. Po kështu, senati mendoj se mund të zgjidhë disa çështje që sot adresohen te Gjykata Kushtetuese. Nga ana tjetër mendoj që të ulet numri i deputetëve në dhomën e parë”, tha Basha. Ai ka nënvizuar se këto janë ide që po diskutohen, por që do të duhet të diskutohen me kundërshtarët e tij politikë. Idetë e Bashës janë në kundërshtim me ato që tha një ditë më parë Sali Berisha, sipas të cilit këto mbeten jo të afërta për të: “Të jem i sinqertë, nuk jam familjar me këtë ide. Mund të jenë më pak, numëri është…dmth ka idera të ndryshme, ka ide krijim senati, ka ide tkurrjeje...”, tha Berisha. Kjo qasje e PD-së është një risi dhe krijojn kushte për lojë të re. Nuk dihet si mund të pritet kjo, por fakt është se problemi i sistemit përfaqësues në Shqipëri po vihet në tryezë për diskutim. Po kështu Basha ka deklaruar se “nuk jam për sistemin zgjedhor me prim, por nuk jam kundër të diskutojmë. Nuk mund të përdoret kjo për të asgjësuar një subjekt politik”. 

Ndërkohë Basha ka bërë dhe një denoncim për ministrin e Brendshëm, Sajmir  Tahiri. Sipas tij, ministri është përgjuar nga shërbime të huaja teksa komunikon me një trafikant që do të arrestohej. Sipas Bashës, ministri Tahiri i thotë se “unë nuk dua por janë institucionet e tjera që do të arrestojnë”. Basha deklaroi se e posedon përgjimin. Nuk dihet me kë grup lidhet kjo ngjarje, por gazeta “Dita” shrkuan se fjala është për arrestimet në Durrës. “Policia e Durrësit ka hezitur disa ditë më parë të arrestojë një grup trafikantësh të lëndëve narkotike. Sipas Lulzim Bashës operacioni ku merrnin pjesë struktura të Prokurorisë, të Shërbimit Shtetëror Informativ nuk ka gjetur bashkëpunimin e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për aksionin ku u arrestua vëllai i biznesmenit Besnik Sulaj, ku u kapën 700 kg kanabis në banesën e tij në Durrës. Ku është dashur ndërhyrja në nivele të larta që aksioni të përfundonte me sukses për një sasi të tillë droge që ishte destinuar për tregun e huaj”(http://www.gazetadita.al/denoncimi-i-bashes-tahiri-komunikim-me-trafikantin-une-nuk-dua-por-do-ju-arrestojne/). Ndoshta ministri do të sqarojë pozicionin lidhur me këtë akuzë shumë të rëndë. 

Comments

Submitted by Ina (not verified) on

Ne nuk "vujame" per formen e institucioneve legjislativ apo ekzekutiv. Problem eshte se klasa politike eshte e paafte ose nuk do te zbatoj ligjin. Basha duhet te jape opsione programi si te ngreje ekonomine e vendit , si te punesohen njerezit, si te ulen borxhet e keqija , si te kemi nje gjyqesor te drejte dhe jo te koruptuar, si te debatojme ne parlament per pune jo blla blla blla me batuta, etj etj. Keto te flase Basha se ka qene 8 vjet ne pushtet. Shqiperia me nje popullsi sa nje qytet Basha na kerkoka "Senat"!!!!! Paftesi politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.